Bora e parë – thuase “më mirë vonë se kurrë”!

( sg – ap, 10 mars 23 )

…anise mot i lig, shi, stuhi, erë e zymtësi (në Lulandi shpesh 4 stinët sikur ndërrohen brenda ditës), isha duke shpresuar në pranveren, dmth. bazuar në datat kalendarike, sipas datave të stinëve e prisja pranverën – mirëpo e qartë, dimër hileçar, edhe sivjet ka vendosur t’ia bëjë me hile pranverës, dimri i vonuar na shtiret çubardhak, sot gjoja bora e parë, borë i thënçin dhe kësaj : )