Mendja e njeriut e paskajshme, në “dy” drejtimet!

sguraziu – ars poetica, mars 23 – humoreskë

…nganjëherë them “bravo internetit”, “bravo youtube”, ose sot psh. thashë “bravo Fb” sepse çfarë s’mbajnë, çfarë s’ruajnë nëpër raftet e tyre, centilioni i ka mbi 300 zero varg si bisht (është diç si numër marramendës), sot po thosha kushedi sa centiliona pako multimediale i ruajnë Youtube e Fb, ndoshta 67 centiliona këngë, 94 centiliona foto, 78 centiliona video, mes tyre has njeriu lloj-lloj marrëzirash (gjoja intervista televizive, analizash politike, promovime miqësish etj etj., bie fjala TV-të shqiptare vetëm mua s’më kanë ftuar ende “musafir”, i vetmi kam ngelur unë), dhe vetëm Fb i ruan panumër video-marrëzi (s’na duhet Youtube), aso që vetëm mendja e njeriut di t’i ujdis, aq sa njeriu sikur nis e ndjen keqardhje, thuase ia fillon dhimshuria për Fb, të dhimbset sepse shpenzon energji per t’i ruajtur gjithë ato marrëzi tona, sepse elektrikat kushtojnë, apo jo, s’jane falas…

…një hipotezë e imja dikur thoshte se gjenialiteti njerëzor mund t’jetë nga 0 dhe tutje 1, 2, 3, 4… andej kah pafundësia deri në paskajësi, ndërsa marrëzia nga 0 dhe tutje -1, -2, -3, -4… në anën e kundërt lineare, dmth. andej kah negativiteti i pafundësisë, shkurt në 2 drejtimet mendja e njeriut e paskajshme, sot duke u bazuar në centilionat e marrëzive që i ruan Fb, po e vrisja mendjen: sikur kjo ana e kundërt e “intelektit”, sikur kjo ana e paskajshme e marrëzive ta kishte njëfarë “kufizimi” qebesa më mirë do ishte : )

…mund ta heshtim këtë drejtimin që s’na pëlqen, e “paskajshmja e minus-diagramit” gjoja s’është temë relevante, jo vetëm sepse negativiteti është drejtim në “errësirë” por kuptohet dhe sepse na vjen inat, gjatë udhës evolutive sikur jemi bindur se njeriu si specie me inteligjencen e vet ecën vetëm “përpara”, ndiqet vetëm shtegu i zhvillimit (jo i degradimit të “intelektit”), sikur jemi bindur se rruga andej kah “plusi” i inteligjencës është rrugë e paskajshme dhe e “ndriçuar”, përndryshe s’do i kishim shkencat, s’do i kishim 300-400 vite përparimesh shkencore, ama… hm, sot sikur rishtas ia fillova me dyshimet : )

[ grafika: Thomas Schaller – “A Roman Stage” (crop) ]