Demografikat “interesante” të Kalifornisë!

(sguraziu – ap, m 23)

Duke shfletuar një ese fotografik të Time Magazine “The Elements of Utopia” (foto të Nina Leen – Essay on California Living, 1945), mësova se në v. 1900 Kalifornia i kishte jo më shumë se 2 milionë banorë. Pakëz sikur u “çudita”, sepse s’e dija, m’u duk numër i vogël, vetëm 2 milionë ehuuu “kur pra kaq shpejtë u shtuan dhjetra-milionshat” – sikur po thosha mëvete.

Në tekstin e Time thuhej se nga v. 1900 deri 1950 popullsia qenka rritur për 500%, duke shkuar nga 2 në 10 milionë. Tutje shifrat demografike paskan “shpërthyer” ose pësuar një buuum të vërtetë (siç ishte shprehur autori), “shpërthim” sepse në v. 2000 popullsia qenka bërë 34 milionë, si dhe Kalifornia shteti më i populluar i ShBA.

Pastaj tek faqja USA Facts (e cila faqe merret enkas me statistikat e Census Bureau të ShBA) thuhej se mes v. 1970 dhe 2021 Kalifornia paska patur rritjen më të madhe me 19.2 milionë banorë të rinj. Në v. 1970 popullsia ishte 20 milionë, ndërsa në v. 2022 më shumë se 39 milionë. Shih pra, “çudia” ime del se ishte me vend, thuase dhjetra-milionshat s’na qenkan “gjë”, dikur 2 milionë tani 40 milionë, i bie çdo gjysmë shekulli nga + 20 milionë më tepër, imagjino sikur demografikat e Japonisë t’kishin vajtur kështu : )

( të dhënat: faqet USA Facts, dhe Time Magazine – fotot: Nina Leen – Essay on California Living, 1945 – Time Life )