sguraziu – ap, mars 23 – koment, 2 versione, “shkurt” dhe më “gjatë”
1. versioni “shkurt”
…sa dëm që gjuha juaj është avancuar aq shumë, z. Surroi, për kosovarët më e bukur do ishte gjuha e thjeshtë, pse jo në stilin e Mixhës Ramë, kosovarçe, “o Vokërr, na jep dhe naj kokërr…”
2. versioni tjetër
…në “Koha Ditore” (versioni online) e lexova një vështrim të autorit Veton Surroi “Të mësuarit me Dhomën e Errët” (artikull i freskët, sot), s’kishte gjë për t’mos u pajtuar, pasi dhe ato gjëra shfaqur si opinione nga z. Surroi thuase qëllimisht mjaft “abstrakte”, thuase mbështjellur me figuracione “alegorike” të cilat gjoja vetiu duhet “nënkuptuar” (nga mendja e lexuesit – dihet, ne lexuesit jemi fort inteligjentë : )
…thuase zhdërvjelltësinë gjuhësore të artikullshkruesit lexuesi vetë duhet ta “zbërthejë”, diç si një lloj scribo-finese e ish-romancierve francezë (ta zëmë të Romanticizmit, thjesht si shembull), apo ndoshta diç si “stil letraristik” i gazetarisë kosovare, edhe = edhe, edhe gazetari edhe letërsi e stërholluar, thuase artikulli nuk i dedikohej masës kosovare të lexuesve (andaj sa më thjeshtë, që t’i kuptojnë politikat, sa më troç e qartë), por i dedikohej ndonjë audience “elitare” (të cilët elitarë ashtu-kështu veç i njohin politikat)…
…qëkur z. Surroi vetë i njeh politikat, me vija të “trasha” e me detaje, si ato të brendshmet si ato të jashtmet, tani si ekspert i madh ( s’duhet mohuar, mbase disa gjëra atij ia mundësuaka “trashëgimia” ambasadoriale – por qebesa jo të gjithë kosovarët na qenkan “rritur” nëpër ambasada ) thuase tani na qenka duke “komunikuar” me ndonjë audiencë të veçantë, nëse jo “sekrete” atëherë audiencë e specializur, brenda-përbrenda audiencës “kohore”, thuase gjuha e tij e përdorur na qenka ndonjëfarë “kodi” për ta kuptuar vetëm ata që është supozuar ta kuptojnë…
…ndoshta rrumbullakësimi më i bukur dhe më i qartë i gjithë shkrimit të tij ishte (situata e negociatave serbo-kosovare ndodhet – shën. im) “në një situatë ku njëra (palë) mundet, por nuk është se do shumë, e tjetra mund të dojë shumë, por nuk është se mundet”, kjo copëz ishte hedhur madje (me shkronja të zeza, yndyrshëm) që në krye të shkrimit, thuase vetëm kaq ka dashur të thoshte z. Surroi, nëse po, them se do mjaftonte : )
…pastaj desha t’ia hedh një “sy” dhe një artikulli tjetër shkruar nga ai, titulluar “Historia Alternative e Këngëve të Trishta Sharkie”, publikuar nga Veton Surroi më 15 mars 2023, por gazeta ma mbylli me sqarimin “s’mund të lexoni artikuj Premium nëse nuk keni abonim aktiv… po deshët mund ta lexoni artikullin e Enver Robellit, “Bubullima pas Banketit”, ose artikujt e Brikenda Rexhepit “Kosova 15 Vjeçe”, apo “Dialogu… i Mark Twain-it”, ose artikullin e Granit Kurtit “Çakordimi në Harmoni”, ose artikullin e Visar Locit “Një Stadium me Rrota”…ose, ose nëse sugjerimet tona falas s’ju përlqejnë, thjesht kthehuni tek përmbajtja që nuk është cilësuar Premium”…
…në rregull, s’më ka kush faj, ashtu-kështu mjaft “kohë” pata për sot, e di që s’jam i abonuar sepse e pamundur t’jem abonues i 1 milion e 1 gazetave të kësaj bote, gjithsesi flm për gjithë ato sugjerime falas, paçka se nuk e kuptoj pse artikulli i z. Enver Robellit (si shembull) na qenka i “hapur”, sikur dhe plot artikuj të Brikenda Rexhepit dhe autoreve të tjerë, pa “restriksione”, ndërsa ky i z. Surroit na qenka shpallur “Premium”, apo ndoshta t’jetë ndonjë artikull “special”, qëkur s’marr vesh aq nga politikat, jam madje “apolitik” z. Surroi, thjesht desha ta lexoj opinionin tuaj, kaq : )