Desh na kënaqën dhe mediat kosovare (2)

(sguraziu – ap, mars 23 – pak humor : )

…gazetat e revistat internetike të Kosovës, me lirinë e 20 viteve të fundit kanë përparuar shuuuumë, sot kemi lloj-lloj dioramash e panoramash, lexon njeriu diç si lajm “pompoz” të politikës, ngryset njeriu e pikëllohet (sepse lajmet e këqija, politikanët pothuaj kurrë s’rehatohen)… dhe hoop sakaq na shfaqet ngushëllimi në formën e titujve :
…qenka tronditur rrjeti, paskan rënë bombat plazhit, paska krisur qameti, qenkan ekspozuar asetet “seksi”, qenkan ngritur temperaturat e plazhit, sepse lloj-lloj peshqish në bikini paskan bredhur plazhit etj etj. – kuptohet, aty për aty njeriu i harron ato lajmet e këqija, sapo lexuar të politikës, shih çfarë “taktikash” përdorin, qoftë Ramazan qoftë Vit i Ri, s’ankohet kush i gjallë, ec e mos buzëqesh : )

…ndërsa e njëjta gazetë, pak ditë më parë i publikonte opinionet e hoxhallarëve, fshehur pas “tyrli” pseudo-emrash (ndoshta), se si Kurti na paska gabuar që e ka “ngushëlluar” Haradinajn në Gllogjan, se është Ramazan dhe se gjynahet nuk falen, e njëjta gazetë harron se FEJA dhe SHTETI do duhej t’ishin të NDARA, siç janë në Evropë dhe në mbarë botën e qytetëruar, “bota sot” harron se këtë FAKT mediat duhen ta respektojnë të PARAT, se Kurti legjitimisht e përfaqëson SHTETIN dhe laicizmin shtetëror, se Kurti s’ka asgjë t’bëjë me opinionet e agjëruseve, se Kurti i respekton të gjitha besimet (më shumë se 4000 besime të mbarë rruzullit), se Kosova me gjithë respektin për afro 200 shtete të botës, s’është ndonjë shtet-model (mostër) as si Emiratet e B. Arabe as si Arabia Saudite… etj. etj.