Medalja e parë olimpike e Kosovës, 2016

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, xhudistja Majlinda Kelmendi garoi dhe do ta sillte në shtëpi medaljen e parë për Kosovën, që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi të vogël. Majlinda ishte dy herë kampione e botës, duke përfaqësuar një komb që kishte duruar vite të tëra shtypje dhe luftë, më parë i është dashur të garonte nën flamurin e Shqipërisë. Në v. 2014 Lojërat Olimpike e njohën Kosovën, dhe në v. 2016 ajo e fitoi medaljen e artë. Ishte një moment me rëndësi të madhe simbolike për shtetin e ri, shtetësia e të cilit në skenën ndërkombëtare mbeti e diskutueshme. [ BBC Sporting Witness ]

(fotoja: Majlinda Kelmendi nga Kosova e feston fitimin e medaljes së artë në Rio 2016 – Getty)