“Tymi” opozitar në Kuvendin e Kosovës, 21 Mars 2018 (BBC)

…i dashur Albin kujtohu, apo z. Kryeministër Kurti, me gjithë respektin tim, apo Shkëlqesia Juaj – meqë dihet se “stili” i kryeministrave kosovarë sipas rregullores bontoneske është “Shkëlqesia e Tij” – mos harroni se “gazi lotsjellës s’është diç evropiane”, pati thënë Amerika 4-5 vjet më parë, mos vallë duhet tani opozita ta djeg ndonjë “stog kashte të lagur, përzier me bajga” apo si, meqë tashmë kanë ndryshuar kohët, kujtohu se vlejnë ligjet ekologjike të BE-së, tani lejohet vetëm “bio-tym”, atëbotë pas incidentit tënd ekspertët e shëndetit politik patën konstatuar se “tymi yt” fort i dëmshëm për vizat, e këso hesapesh të shëndetit politik – si qëndron tani puna, uroj mos t’na ndodhë rishtas ndonjë lloj “tymi” – (sguraziu – ap, prill 2023 – pak humor : )

***
Ky është momenti kur politikanët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, duke nxitur evakuimin e tij. Marifeti ishte një përpjekje për ta penguar votimin mbi një projekt-ligj për ratifikimin e një marrëveshjeje kufitare me Malin e Zi – duke i hapur kështu rrugën heqjes së vizave për në BE dhe, shpresohej, anëtarësimit përfundimtar në BE. [ video dhe koment i BBC Witness History ]

***
Ndërsa Voice of America (Zëri i Amerikës) për incidentin e “tymit” pati shkruar:
Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje hodhën sërish gaz lotsjellës për ta penguar votimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Hedhja e gazit po pamundëson votimin e marrëveshjes, për të cilën sipas zyrtarëve të qeverisë tashmë janë siguruar votat e mjaftueshme. Veprimet e lëvizjes Vetëvendosje u dënuan nga zyrtarët e lartë ndërkombëtarë në Kosovë. Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se ndjehet i zhgënjyer me veprimet. “Njerëzit me ide të falimentuara përdorin dhunën politike në përpjekje për t’i arritur qëllimet e tyre. Kjo nuk duhet të ndodhë në Kosovë. Kosova është më e mirë se kaq. Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend evropian. Gazi lotsjellës s’është diç evropiane“. Edhe shefja e zyrës së BE në Kosovë, Natalya Apostolova e dënoi hedhjen e gazit lotsjellës. “Hedhja e gazit lotsjellës në parlament, në vendin e demokracisë së një populli është kundër parimeve të BE-së dhe e kthenë prapa Kosovën në rrugën e saj për zhvillimin demokratik dhe kjo me të vërtetë është e rrezikshme“.