Kontrolli territorial gjatë luftës në Ukrainë, 2022-23

(sguraziu – ap, pr 23 – burimi: RFE/RL)

…publikuar si skript ndëraktiv nga edicioni i RFE/RL (për Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjen dhe H.), e konvertova si video, ditët “ecin” mjaft nxitimthi, diç si sekondat, por sipas meje megjithatë më praktike pasi videot kanë butona, mund të ngadalësohen e madje dhe të pauzohen : ) – paraqitet ndryshimi i kontrollit mbi territoret në Ukrainë gjatë 1 vjeçarit të luftimeve atje, ia shtova dhe një audio që t’mos ngelet fare e “shurdhër”…

…”Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, më 24 Shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte” – thuhet në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, mbështetur nga OKB, në Mars 2023 – “Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer krime apo se ka patur në shënjestër civilët e Ukrainës, pavarësisht se ka dëshmi të shumta që i mbështesin këto akuza” – RFE/RL…

…e financuar nga qeveria e ShBA, RFE/RL si grup mediatik operon gjithandej nëpër botë, e mbulon dhe Ballkanin në gjuhët e ndryshme, psh. edicionin shqip për Kosovën e ndihmojnë disa gazetarë, foto-reporterë e teknikë, sa për t’i përmendur ca emra: Ariana Kasapolli-Selani, Bujar Tërstena, Doruntina Baftiu, Krenare Cubolli, Lendi Susuri, Doruntina Baliu, Shkëlqim Hysenaj, Nadije Ahmeti, Luljeta Krasniqi-Veseli etj., qendër-zyra ndërkombëtare ndodhet në Pragë të R. Çeke, RFE/RL për vete thotë se “janë burim unik i informacionit për shumë prej zonave të nxehta politike të botës, përfshirë Afganistanin, Iranin, Rusinë dhe të tjera”…