Harold Bloom – Mbipopullimi në Letërsi!

S. Guraziu – Ars Poetica, 2006

mbipopullimi në letërsi ka shkuar përtej dimensioneve të Maltusit*, dhe së shpejti kompjuterat e botës do ta rrisin përmbytjen e përmasave të Noes sa i përket produktivitetit (letrar). Nëse të jetoj mjaftueshëm gjatë, unë pres plotësisht që kompjuterat haptas ta deklarojnë posedimin e “personalitetit” dhe gjenialitetin, dhe t’më bombardojnë me lloj-lloj epikash e romancash të inteligjencës artificiale

***
Shkëputje nga përmbyllja e parathënies së Harold Bloom me rastin e ribotimit, pas dhjetra edicioneve të njëpasnjëshme, nga Princeton University Press në v. 2000, të veprës “Anatomy of Criticism” të Northrop Frye, e cila e pati parë dritën e botimit në v. 1957, dhe që konsiderohet si “Magnum Opus” ndër veprat e tij. Sipas një editori “Anatomia e Kritikës” (libër që përbëhet nga 4 ese, rreth 400 faqe) është mjaftueshëm vepër fondamentale sa i përket kritikës, sa do duhej të titullohet “Principia Critica”.

Harold Bloom, lindur 1930, është një kritik letrar amerikan, i mirënjohur dhe i respektuar në mbarë botën, shkrimet dhe ose veprat e tij janë pothuaj të panumërta, “Sterling Profesor” i Shkencave Humane (Yale University)

– – –

* dimensioneve të Maltusit – Autori H. Bloom ironizon dhe e ka fjalën për Th. R. Malthus dhe për esenë e tij “Principet e Popullacionit”, 1798 – Katastrofa Maltusiane është një parashikim i kthimit të detyruar në kushtet bazike të nivelit të jetesës, nëse rritja e popullsisë ta ketë tejkaluar kapacitetin e përkrahjes me ushqim, ose prodhimin e mjaftueshëm bujqësor.