Esther Jansma – Arkeologjia

ARKEOLOGJIA
Esther Jansma [ 1958, Holandë ]

Nëse megjithatë duhet të vishemi,
kundër të ftohtit përshembull, në emër të diçkaje,
në mbeturinat e kësaj apo asaj kohe të shkuar,
tregimet dhe shtytësit e mbamendjes që asgjë

s’thonë, më shumë se që ishim atje,
në kohën që ekzistonte para kohës sonë –
nëse vetveten vetëm në prezencë mund ta ruajmë
duke e gjetur veten pandërprerë në të tashmen

atëherë më me dëshirë thjeshtë, bazuar në rrobat.
Ti rri ulur mbi tavolinë. Papritur sheh si dikush
akullin e tejkaloi, se si ftohtësia e mbërtheu

dhe një dikush ose një tjetër kush të thotë: shih,
këtu i ke këpucët e tij, mantelin e lëkurës, dorëzat.
“Ku është koha? Këtu është koha.”

– – –
© 2000, E. Jansma – Burimi: Dakruiters, Publikues: De Arbeiderspers, Amsterdam, 2000 (via Poetry International)
© Nga holandishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2007