KU TI NDODHESH
Eileen Sheehan [ 1963, Irlandë ]
Ti rri shtrirë në cilindo shtrat, shtriqur
brenda, jastëku duke pranuar peshën
e kokës, dysheku duke pronësuar trupin
tënd, si një mysafire të shumëpritur.
Ti lëviz drejt zhytjes për në gjumë
dhe çarçafët përshtaten me rrotullimet
e tua, batanijet adaptohen, e formësojnë
vetveten sipas lakoreve të trupit tënd.
Ajri në dhomë e zapton kohën
sipas frymëmarrjes tënde, e pranon
zhvendosjen, derisa unë i rrathulloj
muret e qytetit që ti i ëndërron. Letrat
e mia vishen, grisur në skajet; atë foto
e kam nga vetvetja, përmjegulluar
dhe spërkatur me shi: fytyra ime
shpërbëhet para meje. Nata të mban
të fjetur, ti e qetësuar nga rehatia e saj;
nga pëlhurat tek përthithin lëngështinë
që ti djerësin. Klithmat më humbín
të injoruara derisa unë në portë, lutem
për pranimin. S’ka kush të interesohet
teksa ti e shqyen një shtresë të lëkurës
e shtrirë atje, e vdekur për botën;
dëshmitare e vetme e besueshme.
– – –
© 2009 E. Sheehan – Burimi: The Watchful Heart: A New Generation of Irish Poets, 2009 (via Poetry International, Rotterdam)
© Shqipëruar nga S. Guraziu – Ars Poetica, 2013
