Eileen Sheehan – Përvjetor

PËRVJETOR
Eileen Sheehan [ 1963, Irlandë ]

Skaj një varri të mbyllur
më i lehtë në buzë qëndrimi

Skaj një varri rezident
më i lehtë qetësimi

ka lule,
një vazo me gjelbërim të përjetshëm,
çakllimë mermeri që shndrit
plot sharm në diell

shih vdekje, a je e kënaqur
sa të bukur t’kemi bërë?
a t’pëlqen kjo qetësi?

dhe unë shoh poshtë
historisë së çakllit të mermertë,
barishtakun e padëshiruar,
basat, argjilën, strallëzit e mprehtë
të lapsit, drurin,
astarin e satenit

tek ku ajo,
duke u bërë kockë,
nënë, a t’pëlqen kjo qetësi?

a t’pëlqejnë këto petale të verdha që i mbaj
këtu lart në botën që kurrë s’të deshi mjaftë,
bota që ti kurrë s’do lejoje
të të dojë mjaftueshëm

lehtas kaloj nëpër V-në në mur

tokë, ji e ëmbël për nënën
tokë, mbaje atë butësisht

– – –
© 2009, Eileen Sheehan – Burimi: The Cathach, Volume 1: Summer, 2009 (via Poetry International, Rotterdam)
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2013