Foto – Ditëlindja e Pinguinit Kaya, 2015

s. guraziu – ap, maj 2023

…pinguini i parë i lindur në Filipine (nga specia e ashtuquajtur “Humboldt” – emri shkencor Spheniscus Humboldti, emëruar sipas eksploruesit gjerman Alexander von Humboldt), shihet pranë një “torte peshku 3-katëshe” të ngrirë, servirur në habitatin e pinguinëve në Manila Ocean Park për ta festuar ditëlindjen e parë, më 29 Korrik 2015. Pinguini në foto qe pagëzuar me emrin “Kaya”…

…habitati natyral i pinguinit Humboldt është Amerika e Jugut, dhe është një specie migruese. Më të afërmit si specie janë pinguini afrikan, pinguini i Magelanit dhe pinguini Galapagos. Specia Humboldt konsiderohet si e “rrezikuar”, popullimi aktual përbëhet nga 32.000 pinguinë individë dhe thuhet se është në rënie. Lexova po ashtu se pinguini Humboldt gjatë dekadave të fundit e ka fituar vëmendjen ekoturistike, se është popullarizuar mjaft si specie simpatike rretherrotull organizimeve dhe kampanjave të ekoturizmit…

[ Bullit Marquez – “Ditëlindja e Pinguinit”, 2015 – foto të ABC News publikuar 7 vite më parë, gjatë festimit të 1-vjetorit të lindjes së pinguinit “Kaya” ]