Publikimi i filmit “Oppenheimer”, gabim i madh!

Ndoshta filmi “Oppenheimer” gabim i madh – po aq sa dhe bombat atomike!
(sguraziu – ap, sht 23 – opinion, koment me shkas)

…Facebook tani i “mbuluaka” (i ndaluaka) fotot e 11 Shtatorit 2001, për 20 vite qarkulluan dhe ia imponuan botës deri në marramendje, e sidomos qenë vënë në qarkullim nga mediat amerikane, nga mediat më të fuqishme që ka parë bota ndonjëherë, i shpërndanë atëbotë nëpër gjithë botën (e edhe “jashtë” botës madje, në eter), që ditën e sulmit terrorist kur qenë rrëmbyer avionët, videot e CNN e patën mbuluar gjithë rruzullin, por dhe pastaj me vite e vite i publikuan, derisa e traumatizuan dhe e hutuan komplet popullin amerikan, meqë sipas politikanëve duhej senzibilizuar njerëzia e mbarë globit, u duheshin aleatë për luftën globale ndaj terrorizmit (atëbotë edhe Gjermania, edhe Franca, edhe Rusia si shtetet më të mëdha të Evropës, shtete që në fakt janë “Evropa” e mirëfilltë për nga fuqia, i thanë “jo” Bushit)…

…tani Fb vendos nëse të shihet apo JO e njëjta foto historike që është parë për 20 vjet, se përse kam përshtypjen sikur diç s’është në rregull, jo dhe aq në rregull me “teknikat” e Fb : ) them “teknikat” pasi prapa restriksionit (filterimit) të fotove mund të jetë AI (Inteligjenca Artificiale), t’i ndalosh fotot e 11 Shtatorit i bie sikur t’i ndalosh fotot e L. I Botërore, dhe asaj të 2-tës, stop historisë, stop foto-dokumenteve të L1B dhe L2B, dmth. sipas Fb ndoshta s’duhet parë as fotot e bombave bërthamore (hedhur nga amerikanët në Hiroshima e Nagasaki), ose ato bën të shihen e të postohen, no problemos sepse nga bombat atomike jo se jo, por as në Luftën e 2-të B s’pati vdekur kush, me dhjetra miliona vdekje të L2B thjesht ishin “statistika” imagjinare, do thoshte ndoshta Stalini (sipas Stalinit, 1 vdekje ishte tragjedi ama 1 milion… thjesht statistikë – mbase likvidimet e veta politike e shtynin të “persiaste” ashtu, sa e sa gjeneralët i pati zhdukur, sa e sa viktima a la “gulag”, historia s’e ka idenë mirëfilli)…

…me mijëra filma e miliona foto që i pamë për 100 vjet (dmth. duke llogaritur dhe L1B) s’qenkan të tmerrshme, s’na e shfaqkan asnjë vdekje, dmth. sipas Facebook, Hollivudi s’duhej ta lëshonte as filmin “Oppenheimer” (Robert Oppenheimer ishte babai i bombës atomike, ai e pati drejtuar projektin e madh “Manhatan Project”, ama për t’i hedhur bombat e për t’i shfarosur mbi 160.000 shpirtra s’pati vendosur ai por Harry Truman, si politikan, si President)…

…parametrat e robotëve, AI-parametrat e Fb ndoshta megjithatë s’dinë ç’është saktë dallimi mes historisë dhe marrëzisë mediatike, fotot historike (nëse janë të luftrave a të sulmeve, qofshin në Pearl Harbour, në Manhatan a kudo) janë tragjedi e mbarë njerëzimit, andaj dhe poetja Szymborska si nobeliste ka shkruar poezi, andaj dhe me mijëra tjerë poetë e artistë nga mbarë bota do e kenë shprehur dhimbjen e tyre, secili në mënyren e vet, sepse janë dhimbje dhe e “lëndojnë” ndërgjegjen e njeriut universal, s’kanë të bëjnë vetëm me “amerikanizmin politik të Bushave, bie fjala” por me qenien universale të njeriut, janë tjetër gjë dhe dallojnë nga ato të dhunës e të vrasjeve si krime ordinere të ditës, për të cilën kategori fotosh Fb ka aboslutisht të drejtë që i ndalon, dhe bën mirë që i ndalon…

…Fb do duhej t’i trajnonte më mirë robotët e vet, apo nëse teknologjia s’qenka përkryer akoma aq sa do duhej, atëherë Fb duhet të punësojë njerëz të mirëfilltë për këtë punë, e jo ta censurojë historinë në emër të krimit ordiner, në emër të rrugaçërisë, në emër të gangsterizmave, tash e 20 vite s’e bëre, i pamë fotot shlirshëm në Fb dhe gjithandej, e traumatizuan botën komplet, tani të shkrepi mendja t’i censurosh fotot që tmerrojnë… tani qenkan tmerr, e tmerruakan rininë, atëherë bëje si duhet pra, mos i publiko as filmat e Hollivudit, as “Oppenheimer”, as video-lojrat (pothuaj s’ka video-game që s’merret me luftra e me vrasje, përveç atyre “rozë” me barbi-kukullat që janë për çupërlinat), po ashtu me qindra e mijëra filma i gjenerojnë miliardat e Hollivudit vit për vit, duke i shitur rinisë “horror”, kjo s’e pengon as mentalitetin e Fb as askend, o bëje si duhet pra o mos u merr me media-stilet a la amerikançe, mos i publiko pra as fotot e bombave atomike, madje as sulmet e barbarizmat e vikingëve nëpër filmat (sepse të çahen kafkat në dysh, me sëpata e me shpata, qebesa mjaft traumatike do duhej të ishte për rininë : )