Kompleksiteti politik i Evropës, dhe Paqja si rezultat!

(sguraziu – ap, sht 23 – pak humor – aty-këtu më pëlqen të merrem grafikisht me politikat, kësaj radhe desha ta “thjeshtësoj” sadopak kompleksitetin marramendës të Evropës – ripostim, e përmirësova një grimë me rastin e deponimit tek blog-faqja personale “ars poetica”, anise kot publikimi këtu në Fb, siduket ma bëjnë ngapak me hile, s’ke miq më thonë andaj postimet e tua s’bën t’i sheh bota, sipas “mendësisë” fitimprurëse të Fb fillimisht duhet siguruar miqtë e tek pastaj të shihen postimet, imagjino… s’ma thonë vetëm mua këtë, por të njëjtën ia imponojnë gjithë botës, përndryshe s’do ishin bërë miliarderë, apo jo : )

…dihet se “thelbi” i politikave në fakt është që politikanët të merren vesh mes vete për ndarjen e pasurive të kësaj bote, mundësisht pa luftra e pa ngatërresa, dmth. paqësisht, me mjetet paqësore-diplomatike, pasuritë duhet ndarë patjetër dhe qëllim-impenjimi kryesor gjatë procesit është shmangia e luftrave – ashtu-kështu bota s’njeh ndonjë politikan të varfër, që nga koha e Romës “romake” e deri dhe sot e kësaj dite politikanët ishin dhe janë diç si Trump-at, secili më milioner se tjetri – andaj themelohen partitë, organizohen debatet, zgjerohen organizatat, psh. Sistemi Politik i BE-së ka mbi gjysmë shekulli duke u zgjeruar, zgjerim në emër të paqes dhe të pasurisë ekonomike, në emër të kontinuitetit dhe të koherencës paqësore, në emër të ndarjes së suksesshme të pasurive, sidoqoftë dobia kryesore është paqja, shmangia e luftrave evropiane si sukses s’është ndonjë mrekulli magjistarësh, rezultat “magjik” tek ashtu nga hiçasgjëja, por (padyshim) rezultat i kompleksitetit politik (do thoshte Nonda Bulka), rezultat i kultivimit të shpresës politike, i zgjatjes së ëndrrave, edhe pak e do bëhen 100 vjet pa luftë pan-evropianike, pa luftë globalistike, pa Luftë Botërore… imagjino, sukses i jashtëzakonshem, gjatë historisë politikanët rrallë e hiç e paten arritur këtë jetegjatësi të paqes, këtë mirëqenie, këtë kontinuitet e prosperitet, bie fjala, paqja ballkanike qe arritur me bombat “tomahawk” e saktë kjo, meritat e NATO-s s’i mohon kush, mirepo pastaj qe “stabilizuar” me iniciativat e BE-së, puna e “zgjerimit Ballkanik” pati nisur që para 2-3 dekadave, tani parashikohet se gjatë 2023 në arenën politike do ketë përparime mjaft dramatike, psh. pritet që Kosovës t’i ipet status i plotë kandidature (100% njësoj si Ukrainës e Moldavisë – duhet shpalosur ai “mesazhi” politik, duhet hequr plafi: sa i përket sferës ballkanike Rusia si arushë e madhe aziatike kot e mpreh “dhëmbin”), ndërsa gjatë 2024-25 parashikohet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë dhe i Kosovës : )