(s. guraziu – ap, g 23)
…nëse ndokush mendon se “selfies” (auto-portretet që i shkrepim, sidomos me iPhone) janë fenomen i “ri” relativisht, se para Fb-epokës nuk kishte “selfies”, epo dëshmia mund të jetë ndryshe – s’është se vetë na qenkam ekspert i kësaj pune, s’e kam idenë në fakt, sidoqoftë ABC News (e Amerikës) e paska dokumentuar të kundërtën…
…psh. Colin Powell, ai ushtaraku i mirënjohur i ShBA, që pati shërbyer si “Sekretar i Shtetit… si Sekretari i Parë Afro-Amerikan” (kujtohu, Obama do vinte më vonë, shumë më vonë, si President i Parë Afro-Amerikan, madje ka historianë (njohës të historisë) që ngulin këmbë se dhe Powell edhe Obama ishin diç si “eksperimente” historike të Amerikës), e sidomos Powell qe bërë i njohur si “gënjeshtar historik”, për faktin që pati “gënjyer” para Kombeve të Bashkuara se Iraku na paskësh “armë të padëgjuara… aso armë të ububushme” etj etj., në Mars të 2014 Colin Powell e paskësh postuar një foto në Fb me qëllimin ta dëshmonte se ka bërë “selfies” 60 vjet para Fb (pikërisht ashtu qenka shprehur atëbotë, ashtu paska shkruar aty ngjitas)…
…ABC-News e paska sqaruar dhe rastin e ish-Presidentit Kennedy, një ditë prej ditësh i paska shkrepur mendja të fotografohen para pasqyrës me gruan Zhaklinën, pastaj dhe rastin e Edvin Aldrin, të atij kozmo-lunatikut që pati vajtur në Hënë, në një rast edhe ky qenka fotografuar, sepse do ketë qenë i vetmuar i ngrati… historia s’i vë faj, 100% foto e justifikuar, aty në kapsulën e ngushtë s’kishte kush t’i ndihmonte me “klick”, njësoj sikur dhe ai David Simons që e pati vënë rekordin botëror të ngjitjes me balon në stratosferë, edhe ky fillikat atje lart, si dëshmi atëbotë në v. 1957 edhe ky na qenkësh vetë-fotografuar : )
…etj. etj. ABC i paska sqaruar dhe plot shembuj tjerë gjatë historisë, sqarimet i paska dokumentuar dhe me fotot përkatëse, i veçova 2-3 sosh, 2-3 “selfies” sa për dëshminë, lexuesi duhet ta ketë parasysh që fjalët, “interpretimet historiografike” janë tonat, ndërsa selfies si foto-fakte janë të ABC : )