M. Berisha – Kosovarja dhe buzëqeshja!

(sguraziu – ars poetica, g 23)

…fotografi Musli Berisha paska sqaruar: “Tetori është sezoni i vjeljes së mollëve në shumicën e plantacioneve të Kosovës! Nga punëtorët e grupit këto dy zonja pranuan të kenë kujtime të përjetshme” – dmth. s’kanë kundërshtuar të buzëqeshin në fotot, kështu duhet kuptuar – përndryshe për çfarë kujtime të përjetshme ta ketë patur fjalën ai, s’e kemi idenë : )

…dihet se mollët janë dhe frutash simbolike, janë simbole “biblike” të gabimit, të lajthitjes, të mëkatit, të rrëshqitjes, të devijimit nga udhëzimet hyjnore, njeriu fare lehtë mashtrohet, aq lehtë, më lehtë se asgjë tjetër, thuase kur janë në pyetje mollët sakaq fjala do jetë për tundime “djallëzore”, kafshohet një mollë e gabuar, një mollë e ndaluar dhe lamtumirë kopshtit të lumturisë… “bye bye” parajsës, është dëshmuar kjo gjë, është vërtetuar dhe me artet e bukura, panumër pikturash na flasin për Kopshtin e Edenit, për gabimin e Evës, për pendimin e Adamit, për pikëllimin e të dyve, për dhimbjen e për lotët, per dëbimin nga parajsa, por dhe vetë letërsia ka “dëshmi”, psh. mëkatarët e purgatorit të Dantes thonë “zor, aq e vështirë të përballet tundimi”, që nga koha e Adamit e njëjta gjë, madje dhe kohët moderne vazhdojnë me dëshminë, s’ka lëvizur gjë, e kotë udha e gjatë evolutive, as evolucioni darvinian (gjoja si teori më e avancuar shkencore) nuk solli lehtësim në këtë drejtim, me gjasë (që nga koha e njeriut të parë) veset e njeriut modern, sado të modernizohet, s’do ndryshojnë kurrë, meqë deri tani s’ka ndryshuar gjë, patjetër se duhet kujdes, padyshim dhe mollët do kenë ngelur njësoj, gjithmonë e njëjta “simbolikë” (sidomos nëse të kuqe, sidomos mollët e plantacioneve te Kosovës, padyshim të ëmbla do jenë, po aq dhe tunduese, mos pyet… s’e ke idenë sa gabon, sa devijon, sa rrëshqet, çfarë të pret etj.), shkurt përherë i njëjti tundim, e njëjta problematikë… përjetshëm, asnjë përparim në këtë drejtim : )

© photo by Musli Berisha, Junik, 2022 (Republic of Kosovo) – “The October is season of apple picking in most of plantations in Kosovo! From the group of workers these two ladies accepted to have everlasting memories!” – [ smithsonian magazine photo contest ]