Sivjet me Nobel dhe 2 Heroina të Shkencës

(sg – ars poetica, t 23 – grafikat: quanta m)

Ndër fituesit e Çmimit Nobel për shkencat sivjet ishin dhe dy gra, heroinat nobeliste ishin Katalin Kariko (gruaja e 13-të që merr Nobel për Mjekësinë) dhe Anne L’Huillier (gruaja e 5-të që merr Nobel për Fizikën) – numri i femrave Laureate të Nobelit deri tani (v 2023) ishte 60 (shifër tepër “kontrastuese” kjo, krahasuar me 894 nobelistët meshkuj, Nobeli po ashtu u është ndar dhe 27 organizatave)…

– Nobeli për Fiziologjinë (Mjekësinë) ca ditë më parë u qe ndarë shkencëtarëve Katalin Kariko dhe Drew Weissman, për kërkimet që i mundësuan vaksinat e mRNA COVID-19
– Nobeli për Kiminë u qe ndarë shkencëtarëve Moungi Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei Ekimov, për zbulimin dhe zhvillimin e të ashtuquajturave “quantum dots”(diç si nano-llambëza kuantike)
– Nobeli për Fizikën u qe ndarë shkencëtarëve Pierre Agostini, Ferenc Krausz, Anne L’Huillier, për eksplorimin e dinamikës së elektroneve