Megjithatë ndodhin surpriza!

(sg – ars poetica, t 23)

…se do dëgjoja të tilla fjalë nga Thierry Baudet, ku di… mund ta kisha vënë “dorën në zjarr” se NUK do ndodhte, qëkur e di mirë se rreth 20% e “zemrës politike të Holandës” është e korruptuar (në mos dhe më shumë), tani e ndoshta ka 20 vjet që korrupsioni i mendje-zemrave e ka bërë të veten, anise vetë NUK merrem me politikat, i takoj 100% apolitikës, thjesht e di dhe e ndiej korrupsionin e tillë, e ja që megjithatë, sonte para disa orëve Baudet desh më surprizoi me fjalët e tij, disa nga të pranishmit (sidomos përfaqësues të PVV) sakaq me skepsën e tyre se fjalët e Baudet zor t’na ishin të sinqerta, të besueshme, prej nga një ndryshim aq i mprehtë i kursit – sikur çuditeshin, mos vallë t’i jetë prishur kompasi moral, busulla politike – pastaj sikur po thosha mëvete fare lehtë do jetë “habitur” e gjithë Holanda, jo vetëm unë : )

(i shkëputa nja 2 min, së bashku me transkriptimin shqip, anise për të gjitha do duheshin ndoshta rreth 20 minuta)
Kreu i partisë holandeze FVD, Thierry Baudet e sqaron “pikëpamjen” e tij gjithëpërfshirëse rreth ngjarjeve të tmerrshme në Izrael dhe Gaza: “derisa nga emocionet e larta sikur na imponohet një zgjedhje ‘binare’, situata shpërthyese në Lindjen e Mesme përkundrazi kërkon përmbajtje“.

***
“…mendoj se shumica dërrmuese e njerëzve në botën islame, mendoj se arabët i duan femijët e tyre, i duan fqinjtë, ata duan paqe e jo gjakderdhje, tani ju thoni se ata duan gjak, unë s’kam këtë botekuptim a mendim, ose jo më, nuk besoj se funksionon ashtu, nuk besoj në botëkuptimin ‘ne – ata’, nuk besoj se ata duan gjak, se duan vetëm të vriten, se e vetmja gjuhë që ata kuptojnë është dhuna. Kjo nuk është përvoja ime që kam fituar gjatë viteve të zhvillimit tim, që nga periudha e shkurtër pas 11/9 në të cilën unë, sikur dhe PVV-ja (por që këta ende kanë ngelur peng të atij botëkuptimi), ia lejova vetes të lajthitem, të zhytem në të tilla mendime ‘drejt-shtrembër’. Jam distancuar tashmë nga të tilla botëkuptime, mendoj se luftrat që Amerika i ka bërë në Afganistan dhe Irak, Libi, Siri etj. ishin gabime gjigante, më vjen keq për vdekjet që kanë ndodhur atje, për destabilizimet rajonale që kanë rezultuar, më vjen keq për kontrollin e shtetit a la “big brother” mbi qytetarët, më vjen keq për mbikëqyrjen dhe spiunllëkun e shtetit mbi jetët tona, më vjen keq për cenimin e privatësisë sonë, më vjen keq për Patriot-Aktin e këso gjërash me radhë, më vjen keq për gjithçka që ka ndodhur atje, mendoj se është e tmerrshme që kaq shumë njerëz të zakonshëm po masakrohen për shkak të këtyre botëkuptimeve të gabuara, s’mund ta imagjinoj se të tilla keqkuptime sjellin më shumë dashuri, se do çojnë drejt afërsisë ndaj njëri-tjetrit si njerëz, nuk është mënyrë për konsolidimin e paqes, çdo bombë e hedhur është mbjellje e farës për një kundër-bombë, nese e ndjek logjiken e PVV-se ateherë do përfundosh në një lloj lufte të shfarosjes, do kesh termin ‘extermination’ o diç të ngjashme, ateherë i bie sikur gjithë ata njerez u dashka të vdesin apo si, kjo nuk është pikëpamje e shëndoshë, ne do duhej t’punojmë së bashku, duhet ta kuptojmë se në fund të fundit e kemi të njëjtin armik, në kuptimin e liderëve që pasurohen nga luftërat, në kuptimin e liderëve që duan t’i shtypin njerëzit, në kuptimin e organizatave që e duan të njëjtën gjë, dhe ne duhet të kujdesemi ta ndryshojmë atë lidership, jam dakord për organizatat në formën e Hamasit, sigurisht që Hamasi është një organizatë e tmerrshme, por s’mund t’i akuzosh gjithë palestinezët, gjithë ata njerëz të botës arabe t’i krehësh njësoj, kjo nuk është aspak realiste, kjo nuk është mënyra si funksionon ajo botë, ata njerëz nuk funksionojnë ashtu… Faleminderit”

 

[ Forum voor Democratie – Oct 11, 2023 (Forum Inside S2 A6: Mismanagement & Militairen) ]