Robert Frost – Rruga që nuk Zgjedhim

RRUGA QË NUK ZGJEDHIM
Robert Frost [ 1874-1963, ShBA ]

Dy udhët ndaheshin në pyllishten e verdhë,
Dhe kuptohet të dyja s’mund t’i merrja
Dhe duke qenë udhëtar, gjatë qëndrova
Pashë fundin e njërës sa më larg që ia dola
Deri atje ku rruga shtrembërohej në ferra;

Pastaj u nisa tjetrës, po aq arsyeshëm,
Dhe me pretendimin ndoshta më të mirë
Sepse me bar veshur dhe duhej të veshura,
Edhe pse për një vendkalim botësh atje
Vërtet ato njëjtë ndoshta do t’i vishja,

Dhe të dyja atë mëngjes shtriheshin baraz
Nëpër gjethet asnjë hap i verbër s’qe hedhur.
Oh, të parin e shënjova për një ditë tjetër!
Ndonëse, duke ditur që rruga në rrugë shpiente
Dyshova nëse ndonjëherë duhej të kthehem.

Këtë duhet thënë me një psherëtimë mbase
Diku atje, mote dhe kohëra më vonë pra:
Dy rrugët ndaheshin në pyllishtë, dhe unë,
Rrugën më pak të rrahur e zgjodha,
Dhe kjo për mua atëherë përcaktoi gjithçka.

– – –
© R. Frost – Burimi: “Mountain Interval” (published by Henry Holt), 1916
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2013