Edna St. Vincent Millay – Pranvera

PRANVERA
Edna St. Vincent Millay [ 1892-1950, ShBA ]

Për çfarë qëllimi, Prill, kthehesh përsëri?
Bukuria s’është e mjaftueshme.
S’mund t’më qetësosh tutje me të kuqen
E gjetheve të vogla që hapen ngjitshëm.
Unë di atë që di.
Dielli është i nxehtë në qafën time tek vështroj
Majëmprehtat e Krokëllës.
Aroma e tokës është e mirë.
E qartë është se nuk ka Vdekje.
Por ç’domethënie fsheh kjo?
Jo vetëm nën tokë ka trure njerëzish
Ngrënë nga larvat.
Jeta në vetvete
Nuk është gjë,
Një filxhan bosh, një fluturim shkallëve pa tapet.
Nuk mjafton që çdo vit, poshtë kësaj kodre,
Prilli
Vjen si një idiot, duke dërdëllitur dhe shtruar lulet.

– – –
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, Mars 2015 – via Poetry Foundation, ShBA

…s’kam lexuar ndonjë “zemërim” më të ëmbël, gjoja zemërim në pranverën, në Prillin “arrogant” që vazhdon e kthehet vit për vit me bukurinë, me lulet e me “zgjimin e jetës”, pothuaj diç si pezm i flashkët… nga brishtësia shpirtërore e një krijese të pafajshme, nga pafajësia absolute poetike : )
((s. guraziu – ap, 2019))