Bota e modës dhe stilet, pa surpriza, pa “çudira”

(s. guraziu – ars poetica, t 23)

…që nga koha kur Alexander McQueen e pati dizajnuar fustanin e “korbave”, ose më mirë që nga koha kur pop-këngëtarja amerikane Lady Gaga desh e pati “çmendur” botën me fustanin e saj të “mishtë”, që nga atëherë “fashionizmi” (dhe në përgjithësi çudirat e botës së modës) për mua tutje s’janë / s’mund t’jenë të “çuditshme” : )

…sidoqoftë, për hir të artit e të dizajnit (dmth. dizajni si njëra nga degët e artit), 1 a 2 x brenda dekadës i përcjell sadopak “çudirat” e modës, edhe pse (siç thashë) që nga çudia e dikurshme e gaga-fustanit sikur qesh ftohur, arti i modës tutje sikur s’e kishte fuqinë e surprizave serioze – madje, sa i përket modës guxoj të “deklaroj” se, kohëve të fundit dizajni i AI (i inteligjencës artificiale) me freskinë ideatike, me racionalizmin e vet makinal, me gjenialitetin, më ka surprizuar më tepër sesa dizajnerët-njerëz (gjoja këta inteligjencë natyrale moderne, post-moderne, avangardiste, futuriste etj : )

…para një dekade tashmë, në v. 2011, muzeumi i Nju Jorkut “Metropolitan Museum of Art” do e kishte ekspozitën e ashtuquajtur “Bukuria e Egër” (Savage Beauty), qenë ekspozuar fustanet dhe në përgjithësi dizajni i artistit Alexander McQueen, sipas Andrew Bolton (kurator atëbotë i institutit të modës) fustani me puplat e zeza i McQueen ishte fort “interesant”, dizajn tejet melankolik por njëkohësisht dhe shumë romantik, fustani ishte bërë nga puplat e rosës ngjyrosur të zeza, e cila gjë i jepte përshtypjen e një korbi, ndërsa dihet që korbi është diç si simbol romantik i vdekjes…

…ndërsa sipas vetë dizajnerit McQueen, edhe vdekja është diç romantike – “është e rëndësishme të merremi dhe me vdekjen, sepse vdekja është pjesë e jetës. Vdekja është diç e trishtë, melankolike por njëkohësisht dhe romantike. Është fundi i një cikli – gjithçka duhet ta ketë fundin e vet. Cikli i jetë-vdekjes është pozitiv sepse krijon hapësirë për gjëra të reja” – patën qenë fjalët e tij [ më vonë (pas koleksionit të fundit “Atlantida e Platonit”, 2010) McQueen pati bërë vetëvrasje, i bie sikur dizajneri pati deklaruar ashtu dhe thjesht e pati pranuar qafimin e “vdekjes romantike”… ]

* fustani i “korbave”, si romantikë e vdekjes – është emër, titull nga unë (sg), dizajni me pupla të zeza s’kishte ndonjë emër specifik, quhej thjesht “fustan”