Bukuroshet shqiptare dhe tifozllëku modern

(s.guraziu – ap, d 23 – diç si lëvdatë, koment : )

…e qartë se binat e stadiumeve shqiptare tani aq shkëlqimtare (ja dëshmia, madje një lloj dëshmie patriotike, pa shihi flamujt), s’duhet harruar se dikur fare ndryshe, bazuar në fotot arkivistike, të cilat tani të zverdhura, totalisht “vintage”, jo më larg por vetëm para 20-30 viteve tifozllëku dhe binat dukeshin aq dekadente, as vetë ato binat e gurta amfiteatrale të kohës romake s’dukeshin më të “zymta”, madje ndoshta as amfiteatrot e lashtësisë helenistike sot s’duken më të vjetër…

…ja tani, gjithçka moderne, nga cilado anë shkrep foto dhe fare mos e vri mendjen, vetëm buzëqesh (meqë fotot pa buzëqeshjen janë diç si “mëkat”), qoftë me iPhone a qoftë me Panavision të Hollivudit… gjithmonë do dalin foto simpatike, sidomos kur tifozët janë cafarë miss-shqiponjash me flamuj, me buzëqeshjet, me plisat e me shqipo-gjestet : )
(google thoshte se fotot janë postuar nga “vjosa pllana”, në tik-tok)