Lajmi më i “shkurtër” dhe më i bukur i fillimvitit 2024

…lajmi më i “shkurtër” dhe më i bukur i fillimvitit 2024 do ishte pakashumë si vijon:
nga sot, 1 janar 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Evropë (në zonën Shengen), me të drejtë qëndrimi deri 90 ditë, brenda një periudhe 180-ditore
(kuptohet, sipas meje, pa qenë fare gazetar, anise lajmi mund t’jetë dhe më i shkurtër se kaq – lajmet e mira ashtu janë, 100% kuptimplote dhe shkurt : )