Helvetikasit janë balansi dhe ekuilibriumi sublim i EU

(s. guraziu – ars poetica, j 2024 – koment, pakashumë shaka-logjik : )

…jo vetëm sipas të tjerëve, edhe sipas meje zviceranët janë mishërim i buzëqeshjes shembullore, shtetet e Evropës s’e përmendin kurrë sepse u vjen “inat” por (të gjitha varg e varg) Zvicrën e kanë si “model të avangardizmit politik”, dihet se zviceranët janë vizionarë dhe këmbëngulës për ta ruajtur neutralitetin, efikasitetin dhe profitabilitetin, vizioni përparimtar i Zvicrës përshfaqet dhe bën dritë në gjithçka (dhe lidhur me gjithçka – jo patjetër duhet t’jetë fjala strikt për vizionesh politike), buzëqeshja dhe çapitja vizionale e helvetikasve është energjike, vendimtare dhe e vrullshme, sipas meje edhe fotoja e federalizmit (ngjitur më poshtë) e dëshmon qartë…

…zviceranët janë “gjermanë” por s’i ndjekin politikat gjermane, janë neutralë, origjinalë dhe pikë – zviceranët janë “francezë” por s’i ndjekin politikat franceze (janë neutralë, origjinalë dhe pikë), zviceranët janë “italianë” por s’i ndjekin politikat as të Presidentit Mattarella as të Kryeministreshës Meloni (ruana zot, larg qoftë, pa le që këta fare lehtë mund t’jenë te lidhur me mafiozët, ose janë diç si “masha” të mafiozitetit, dihet se kasa me e madhe e Italisë është ajo e mafiozëve, pa verdhushkat e mafias asgjë në Itali s’ka mbarësi, bruto-produkti kyç i Italisë varet nga mafia-transaksionet : ) zviceranët janë neutralë, origjinalë dhe pikë…

…madje-madje, zviceranët kujdesen që t’mos ketë mosmarrëveshje ekonomike as luftra mes këtyre 3 kombeve të mëdha të EU (dmth. Gjermanisë – Francës – Italisë, deri dje psh. gjermanët e francezët ishin mozomokeq, dhe vetë Joshka Fisher e pati quajtur ardhjen e “EU” diç si shpëtim, përndryshe Gjermania e Franca sipas “traditës” do vazhdonin e do bëheshin gazi i botës – pati thënë Fisher), helvetikasit janë balansi dhe ekuilibriumi sublim i EU, s’e përmendin kurrë (ata të EU) sepse u vjen “inat” por ja që ra komenti im dhe e thashë unë…

…paçka se zviceranët s’janë as në “EU” as në “USA”… por ja që e kanë pushkë me të dyja palët, kolliten këndej dhe andej oqeanit njësoj, e sidomos për tregti-ekonomikat, por jo vetëm, meqë ra fjala, madje dhe për cikërrimat e çfarëdollojshme, psh. unë me letërnjoftim mund të shkoj në Zvicër, të endem gjithandej, s’është në EU por… who cares, thjesht askush s’ma ndalon, sikur dhe që ata vetë bredhin e shkojnë kah të duan rrafshinave të EU – duket “asgjë” kjo cikërrimë (ndoshta dhe është diç e asgjëshme) por pyeti kosovarët e ngratë sa gjatë u desh ta prisnin ditën e sotme, 1 Janarin : )

***
[ ngjitur: Fotografia e Këshillit Federal të Zvicrës për v. 2024 ] – Në vitin e saj presidencial, Viola Amherd dëshiron të përcjellë besim, unitet dhe largpamësi – thuhej në faqen e VoAl, ku ishte postuar shkrimi i shkurtër, ngjtas me foton – Besim, unitet dhe largpamësi. Këto janë vlerat që Viola Amherd, Presidente e Konfederatës nga nesër më 1 janar, dëshiron të përcjellë me fotografinë e vitit 2024 të Këshillit Federal. Një fotografi e bërë nga Sina Guntern e cila portretizon anëtarët e qeverisë së bashku me kancelarin e Konfederatës në Pallatin Federal Lindor përpara një kanavace me një panoramë alpine në të cilën mund të dallohen malet nga rajone të ndryshme të Zvicrës, duke përfshirë San Salvatore. Malet shquhen në një lojë dritëhije, duke simbolizuar vlerat tipike të Zvicrës