Disa foto të humanistes Nënë Tereza me personalitete të ndryshme

(S. Guraziu – Ars Poetica, Janar 2024)

[ fotoja: Monti Spry – Princi Philip me Nënë Terezën, 26 Prill 1973, Kalkuta, Indi, pasi ajo e merr një çmim prej 34000 £ për përparimin e religjionit (£ – funta britanike – rreth 215.000 € si vlerë e sotme) – (Burimi: Central Press, via Gettyimages) ]
…Princi Philip (1921-2021), Duka i Edinburgut, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II (1926-2022), ishin diç si lumturushër mbretëror, thuhet se martesa e tyre ishte e gjaaaatë, sikur dhe vetë Dielli me Hënën ua kishin lakmi, ishte “bashkëshortësia mbretërore më e gjatë” në histori, dmth. asnjë mbret a mbretëreshë që e njeh historia s’e ka gëzuar privilegjin bashkëshortor më gjatë se këta dy lumturushër mbretëror : )

 

[ fotoja: Maher Attar – Çifti Arafatët dhe Nënë Tereza, 1990 – Yasser Arafat dhe gruaja e tij, Soha, takohen me Nënë Terezën gjatë një vizite të tyre në Kalkuta, më 1 Janar 1990 – (Burimi: Sygma, via Gettyimages) ]
…Mohammed Abdel Rahman Abdel Raouf Arafat al-Qudwa al-Husseini, ose Yasser Arafat (1929-2004) ishte një udhëheqës politik palestinez, ideologjikisht një nacionalist dhe socialist arab, Arafat do ishte anëtari themelues i partisë politike “Fatah”, të cilën ai e drejtoi nga v. 1959 deri 2004. Po ashtu nga v. 1969 – 2004 Arafat ishte Kryetar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP, e njohur me shkurtesën anglisht PLO) dhe nga v. 1994 deri 2004 President i Autoritetit Kombëtar Palestinez (AKP).

 

[ fotoja: R. Bhavan – Nënë Tereza duke biseduar me mbretëreshën Elizabeth II, pasi kjo e fundit ia dhuron “insignia” (medaljonin) e Urdhrit të Nderit, ose të Meritës. Në shenjë mirënjohjeje për humanizmin, për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj njerëzimit, në Nëntor 1983 Elizabeth II ia dorëzoi Nënë Terezës “Urdhrin e Meritës”. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe (3-4 vite më parë, në v. 1979), Nënë Tereza në v. 1983 qe bërë fituesja e 5-të si qytetare e huaj (jobritanike) e çmimit prestigjioz “Urdhri i Meritës” (Burimi: PAImages, via Gettyimages) ]

 

[ fotoja: Santosh Basak – Gina Lollobrigida dhe Nënë Tereza, 24 Shkurt 1990, në Kalkuta, Indi (Burimi: Gamma-Rapho, via Gettyimages) ]
fotoja tjeter: Gina Lollobrigida ne vitet 1950 (Burimi: The Associated Press) – Gina Lollobrigida (1927-2023) ishte një aktore e mirënjohur italiane, nga italianët quhej me nofkën e dashur “Lollo”, në vitet 1950, 1960 njëra nga aktreshat e profilit më të lartë, Gina Lollobrigida ka ndërruar jetë para 1 viti, në Janar 2023

 

[ fotoja: Santosh Basak – Danielle Mitterrand dhe Nënë Tereza, Shtator 1988, në Kalkuta të Indisë – Danielle Mitterrand (1924-2011), shkrimtare franceze, ishte gruaja e Presidentit francez, François Mitterrand (President i Republikës Franceze nga v. 1981 deri 1995) – (Burimi: Gamma-Rapho, via Gettyimages)

 

[ fotot: Anwar Hussein – Princi Charles (atëbotë Princ, tani Mbreti Charles III) e viziton Nënë Terezën, më 5 Dhjetor 1980, gjatë vizitës-qëndrimit të tij në Kalkuta të Indisë ]
(Burimi: Gettyimages)