Engjëlli i Mëshirës, “Zonja me Llambë”, në spitalin e Shkodrës

Autori i panjohur – Engjëlli i Mëshirës, “Zonja me Llambë“, ilustrim mjaft simbolik, nëse kihet parasysh që fjala është për spitalin Shkodrës, gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX – djathtas infermierja Florence Nightingale (1820-1910) – reformatorja angleze e infermierisë, Nightingale qe bërë gruaja e parë që do e merrte “Urdhrin e Meritës” për përpjekjet e saj të palodhura, për kontributin dhe impenjimin, për ndihmën mjekësore dhënë të plagosurve dhe të sëmurëve gjatë Luftës së Krimesë. (Burimi: Gettyimages)
(sguraziu – ap, janar 2024)

***
Lufta e Krimesë (1853-1856) ishte një konflikt i Perandorisë Ruse (në njërën anë) dhe i aleancës së Perandorisë Osmane + Perandorisë Franceze + Perandorisë Britanike + Mbretërisë së Sardenjës, nga historianët Lufta e Krimesë nganjëherë konsiderohet si njëra nga luftrat e para “moderne”, moderne në kuptimin se u aplikuan ndryshime teknike që ndihmuan në përcaktimin e rrjedhës së luftës, përfshirë përdorimin e parë taktik të hekurudhave dhe të telegrafit, po ashtu ishte njëra nga luftrat e para që u dokumentua gjerësisht në raportet e shkruara gazetareske e fotografike, për herë të parë në histori populli e kishte “parasysh” realitetin e përditshëm të luftës përmes gazetave.
(sguraziu – ap, dhjetor 2020)