“Albanians, the Young-Oldest Europeans”, 2024

(s. guraziu – ars poetica, j 2024 – koment ngapakëz shaka-logjik rreth grafikës, anise mund të merret dhe seriozisht : )

…ri-editim i një fotoje të Getty nga unë (stock photo), duke i përshfaqur shqiptarët si evropianët më të rinj të EU, dhe njëkohësisht duke qenë evropianët më të vjetër të kontinentit evropian, çfarë ata realisht dhe janë – në grafikën flitet për ngjyrat (si koncept psikologjik), për patriotizmin, për shqiptarizmin, për kosovarizmin (si entitet politik), si aspiratë e re drejt EU, si shtetformim ende i “panjohur” mirëfilli nga të gjithë EU-ropeanët, paçka se Dardanët ishin “evropianë” po aq sa dhe fiset germanike (të Germania, dmth. si pararendëse e kësaj Gjermanisë moderne, e cila së bashku me Francën është… apo janë diç si “lokomotivë dinamike” e EU), Dardanët ishin “evropianë” po aq sa dhe fiset e Galisë (para-Cesariane, dhe të Galisë pas-Cesariane po ashtu – dmth. të Francës së sotme : ) dhe kuptohet, kosovarët tani (jo se nuk e duan të “kuqen”, por) diplomatikisht duke i “zgjedhur” ngjyrat e EU për flamujt e për stemat, duke i zgjedhur yjet (njësoj si flamuri i EU), dhe rishtas s’është se kosovarët shtiren EU-ropeanë, u muar vesh ata veç janë EU-ropeanë : )

…në grafikën madje mund të “shihet” fakti i gatshëm se dhe vetë shqiptarët janë prore në garë mes vete, fare e natyrshme… as sforcim as falsitet, të gjithë vëllezërit garojnë mes vete, sepse garat thjesht janë të shëndetshme, si në rrafshin ekonomik por aq dhe në atë “politik”, vëllezërit ashtu përparojnë, jo me smirë, me hile, me inat e me ndërskamca politike, por me admirim, me ambicje, me impenjim dhe përkushtim… (bie fjala për të arritur çfarë ka arritur vëllai i madh etj etj), dhe dmth. e qartë… kësaj radhe rishtas shqiptarët kampionë : )

Sky Division – “Albanians, the Young-Oldest Europeans“, 2024

Albanian spirit goes beyond the basic colors, that’s why they always win, one or the other : )
Colors are a form of non verbal communication that can speak volumes in a fraction of a second. They can instantly set a mood, convey an emotion, invoke a physiological reaction or inspire people to take action.