2 herkulesa me 500 kg kokainë, lajm euforistik

(sguraziu – ap, shk 24 – swiss concept, 100% swiss style)
…lexova diku (diç si titull i gjaaaaatë) “sekuestrohen 500 kg kokainë në fabrikën e kafesë në Zvicër, kush janë shqiptarët e arrestuar” – ashtu thoshte titulli, ishte mjaft gjatosh, dhe lajmi tutje vazhdonte se janë kapur 3 persona, sëpaku 2 prej tyre qenkan shqiptarë, në fillim e besova pastaj sikur nisi e zbehej “besimi”, no way… si është e mundur – po thosha, thjesht s’e besueshmi, s’po them se shqiptarët na qenkan engjëj, por 500 kg janë = 10 x 50 kg (imagjinoji 10 thasë të miellit psh. nga 50 kg), po mendoja ku mund t’i çojnë 2 shqiptarë 10 thasë miell, s’pi ujë, edhe t’na ishin të vdekur urie, 2 javë pa futur gjë në gojë, edhe t’na ishin herkulesa… kot, i bie nga 250 kg secili, thjesht s’e besueshmi… lajm euforistik a la swiss style, swiss concept, pothuaj njësoj si ai shtrati i tyre në fushë, jo në fushë – në fakt shtrat i bjeshkës, në Alpet diku, e sakte përjashta është fresket dhe bukur, madje dhe “aventurat shtratologjike” kanë lezet, por në Zvicër ta shpif sepse ftohtë, sepse Alpe, s’ka as liri madje, të shohin pa brekushet në shtrat dhe sakaq ta nisin gjobën, kushedi sa CH-mangrra sepse shtet policor, i reklamojnë shtretrit në bjeshkë thuase na qenkan ndonjë parajsë tropikale, pa pa pa… ekzagjerim sa për t’i hutuar akoma më shumë ata 200.000 shqiptarët e hutuar të Zvicrës, as policia s’duhet të ekzagjerojnë me lamet e tyre : )