Michael Palmer – Prelud

PRELUD
Michael Palmer [ 1943, ShBA ]

Kufiri i këngës është ky
prelud i udhëtimit kah
ishujt e së jashtmes, fjali
gjenerative, projekt valsi,
format, cilësitë, diejt, hënat,
unazat, brenda-jashtësi, pastaj
jashtë-brendësi e formësuar
me argjilën e vet të ngjyrosur.
Ditët megjithatë e përkrahin
vetveten, vetëkuptimësi,
gjithçka atje gjithçka këtu
dhe ti lexon në mënyrë
të natyrshme si për teatrin
një sërë udhëzimesh që
vetëndryshojnë automatikisht
teksa vazhdon kah perëndimi
i vdekjes ndaj dashamirësisë,
dy tema rreth të cilave
të lejohet meditimi nën pikat
e para të shiut pikëmadh. Avionët
do t’pilotohen nga paraardhësit
të cilët janë rikthyer në jetë.
Pse kjo vonesë.

– – –
© 1998 M. Palmer – Burimi: The Lion Bridge (New Directions P. Corp., 1998) – via Poetry Foundation
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019