Prageeta Sharma – Bashkëkohësit dhe Snobët

Prageeta Sharma [ 1972, ShBA ]

BASHKËKOHËSIT DHE SNOBËT*
Prageeta Sharma [ 1972, ShBA ]

(pas Laura Riding Jackson)

Ka një strukturë për idiotizmin –
drita e llambës –
në mbarë vendin; është ndriçim
i fuqishëm absolut, aq sa duket
gjenialitet i shpërfillur.
I pata keqkuptuar rrugët e dyfishta
të njerëzve – poçet e tyre –
si forma të drejta të kompleksitetit;
e jo si paqartësi e parallogaritur.
Pakashumë ngjashëm si zëri
i një poezie që insiston interpretimin
më të rëndësishëm profetik të dritës.
Ofroj këtë luksozitet dhe unë?
Apo është ky pohimi im radikal për t’vënë
në dyshim se si duket autoriteti estetik?
(Kohëve të fundit ky është
problemi im me poezinë).

(Drita në zyrën time kalamendet –
mbase poçi është djegur.)
S’ngopem ndriçim këtu, pothuaj
njësoj siç i shoh të njohurit e mi:
drita të qarta të ditës dhe drita të natës.
Brishtësia e intelektualit është
e njëjtë me atë të Poetit:
Gjithçka vërtitet rreth “Unë” dhe ndjenjës
së dëshpëruar për “Ne”.

– – –
© 2013, P. Sharma – Burimi: Undergloom ( Fence Books, 2013 – via Poetry Foundation, ShBA)
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2019

– – –
* snobizmi = snob, karrierist, servil, përfitues, e shpesh dhe anti-feminist – person me respekt të ekzagjeruar për pozicionin e lartë shoqëror ose për pasurinë materiale (zakonisht servil i aparateve politike dhe i njerëzve të pushtetit, sidomos në vendet në zhvillim, apo në rrethanat e “tranzicioneve” dhe në sitemet e reja politike), kërkon të shoqërohet me personat e pasur apo të “rangut të lartë social” (gjoja VIP-a e këso), njerëzit që s’janë aq të zotët sa ai vetë i përbuzë, nuk i respekton aktivitetet e tyre qofshin dhe “intelektualizma”, më vonë… sa më lart të ngjitet në “shkallën e suksesit” mbase dhe urtësitë akademike, gjithçka që thonë doktorët e shkencave, poetët, profesorët, ajka e intelektualëve, avangarda e artistëve, pararoja e shoqërisë… i konsideron më të ulëta “krahasuar me vlerat dhe shijet” e veta : )
(sguraziu)