Urime 28 Nëntorin! (2018)

…perveç Urime na qoftë, natyrisht dhe i “lumtë 28 Nëntorit” po thosha mëvete, sepse një titull i Top-Channel ishte titull aq simpatik, thoshte: “28 Nëntori bashkon Ramën dhe Metën”
pa pa pa… i lumtë pra 28 Nëntorit, ec e mos buzëqesh me kryeburrat e Nëntorit politik 🙂

pastaj, pas buzeqeshjes, meqë mua s’më takon të merrem me ngritje flamuri si Rama e Meta në Vlorë, psh. mund ta postoj një foto të Qemalit…

Foto: Avishai Teicher – Monumenti I Ismail Qemalit në Tiranë

…fotoja origjinale qenka postuar në Wikipedia nga Dr. Avishai Teicher (Ramat-Gan, Israel), saktësisht më 12 Korrik 2014 (anise të dhënat e postuesit nuk shihen direkt, por shihet vetëm pseudo-emri si editor në Wikipedia, prezent aty që 2007) – thënë të drejtën pakëz sikur u “befasova”, prisja të ishte ndonjë shqiptar, andaj sikur i thashë “thnx”, e falënderova pa hile mikun e panjohur nga Israeli, unë vetë sa herë jam në Tiranë ndoshta as që më shkon mendja tek Ismail Qemali a për të bërë foto, thjesht kalojnë ditët i hutuar… pastaj normalisht njeriu i hipën avionit dhe duhet të largohet…