Idra Novey – Vizitori

VIZITORI
Idra Novey [ 1978, ShBA ]

S’merret me larje enësh,
salca i pikon dyshemesë.
Më shumë është drangua
sesa langua veshëvarur
spanjoll, më i djegshëm
sesa lëngu.
Është vetë zgjidhja
e nyjes brenda meje,
marmelata me fruta
të përziera e kuzhinës.
E zgjon disko-zhurmën dhe
hibiskusin e brendshëm,
Hektori i Trojës në mua,
më të rrëmujshme se kurrë.
Duke i analizuar gjithë
dyshekët e djersitur, ka
qëndruar më i zhurmshmi
dhe më së gjati nga cilido
vizitor, ja, më thërret
tani derisa shkruaj këtë,
B-ja e vogël gëzimsjellëse.

– – –
© Idra Novey – Burimi: Poetry Magazine (Dhjetor 2012, P. Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2019

– – –
(notë, shënim – s. guraziu)
…si mund ta lavdërosh një “vizitor” më bukur se kështu, i cili “vizitor” sidomos nëse t’jetë babai i dashur, poezia shpesh është ai çasti i vockël kur thuase vetë lumturia “këlthet” e lumtur diku brenda nesh, moment i frymimit tonë kur thuase s’bëhet tutje fjalë as për ndjenjat as për parandjenjat por tashmë për vetë “aktin e kryer” të qartësisë, si konfirmim i gjendjes së ngrohtë shpirtërore, thuase lumturia tashmë ashtu heshturake “rrjedh… manifestohet” përjashta me fjalët më të rëndomta, me gjuhën më të thjeshtë poetike – autorja, padyshim, poezinë ia ka kushtuar babait të vet (dje qe shpërndar si “Poezi e Ditës” nga Poetry Foundation, ShBA, mbase përzgjedhur me “shkas”… pasi) dje ishte “Dita e Prindërve”, e cila ditë festohet në ShBA (nga v. 1994, qe zyrtarizuar nën administratën e Presidentit Bill Klinton)…