Joyce Sutphen – Origami

ORIGAMI
Joyce Sutphen [ 1949, ShBA ]

Fillon
me një fletë të zbrazët,
dysheme e parrahur
nga hapa vallesh,

ajër ku asnjë zë
s’e fshin qetësinë.
Sapo

t’i japësh zë notës së parë,
sapo ta shkruash një fjalë,
të hapërosh në skenën bosh,

sakaq je afruar më pranë
krijesës brenda.
Mos harro –

një katror mund
t’përfundojë si bretkocë,
si kardinal, si mantidë*
a si peshk.

Mund t’bësh si t’kesh qejf,
bëj atë që t’pëlqen.

* mantidë – insekt, një takson monotipik (që ka vetëm një specie në familje) nga rangu i karkalecëve Mantodea

– – –
© 2018 J. Sutphen – via ALP, Column 746 (American Life in Poetry) – Poetry Foundation, 2019
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019

– – –

Notë:
…sipas poetit Ted Kooser (“Poet Laureate” i ShBA, Këshilltar për Poezinë pranë “Bibliotekës së Kongresit”, 2004-06), kjo poezi nga poetja J. Sutphen i qe kushtuar mbesës Ellie, por Kooser thotë se një poezi e mirë s’njeh “kufij” moshe – unë pasi e lexova vetë sikur po thosha mëvete “në rregull, mund t’ia ketë kushtuar mbesës Ellie, ama për më vonë… që ta “kuptojë” kur të rritet 🙂

…poetja Joyce Sutphen qe nga v. 2011 eshte nderuar me mirenjohjen me te madhe qe nje shtet mund t’ua ndaje poeteve zyrtarisht, si “Poet Laureate” per shtetin Minnesota (foto: Wikipedia – Sutphen qe emëruar nga Guvernatori Mark Dayton, dhe është “Laureatja” e dytë e sht. Minnesota )
(sguraziu)