Joyce Sutphen – Duke Emëruar Yjet

DUKE EMËRUAR YJET
Joyce Sutphen [ 1949, ShBA ]

Kjo tragjedi prezente herëdokur
do t’kthehet në një mit, dhe
në mjegullën e rrëfimeve
të mëvonshme kambana e së sotmes
do t’jetë një simbol, ose, të paktën,
shenjë e diçkaje qëmoti e humbur.

Do t’jetë një prej atyre ndryshimeve
të lirshme, ripozicionim zemrash,
vetëm pjesë jetësh të vjetra ngjitur
së bashku, mbledhur në një yllësi
të zbehtë, ngushëllim i vogël.

Shih, do t’themi, pothuaj mund
t’shihet vija e konturës atje: majëgishtat
e saj duke prekur gishtat e tij,
bashkëshkrirje prej dy trupash
të mekur tek shpërthejnë në dritë.

– – –
© J. Sutphen – “Naming the Stars: Poems”, Holy Cow! Pres, 2004
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019

– – –

Notë:
…poetja Joyce Sutphen qe nga v. 2011 eshte nderuar me mirenjohjen me te madhe qe nje shtet mund t’ua ndaje poeteve zyrtarisht, si “Poet Laureate” per shtetin Minnesota (foto: Wikipedia – Sutphen qe emëruar nga Guvernatori Mark Dayton, dhe është “Laureatja” e dytë e sht. Minnesota )
(sguraziu)