Sky Division – Helena e Trojes, 2024

Sky Division – “Helena e Trojes“, 2024

…sipas mit. greke, Helena e Trojës (e njohur dhe si Helena e Spartës, Helena e Argosit) ishte aq e bukur sa konsiderohej gruaja më e bukur në botë (ishte diç si “miss universe” e lashtësisë, s’është se bota na ishte aq e “madhe” atëbotë, sipas grekëve Greqia ishte pothuaj e gjithë “bota”, mirëpo sidoqoftë Helena ishte gjysmë-hyjnore sepse ishte vajza e vetë Zeusit, e kryezotit të Olimpit, ndërsa nëna e saj ishte Leda, të cilën Zeus-metamorfogoni e vizitonte duke marrë formën e mjellmës) – siç na e thonë epikat e xha Homerit, Helena do ishte “shkaktare” e Luftës së Trojes, paçka se e martuar (gruaja e mbretit të Spartës, dmth. mbretëreshë) do ta tradhtonte, do ta linte burrin dhe do ikte me princin e Trojës, me Parisin, sepse vetë perëndesha Afërdita ia pati bërë me “hile” të ngratës, Helena duhej të dashurohej në Parisin, dashuria e saj pati qenë e planifikuar (nga perëndesha Afërdita, pati qenë një lloj marrëveshjeje paraprake) që t’ishte diç si “dhuratë”, si shpërblim për Parisin – sipas artistes britanike Evelyn De Morgan (1855-1919), në pikturën e v. 1898 (me titull “Helena e Trojes”), Helena ishte pothuaj një flokëkuqe, andaj dhe ne e portretizuam ashtu…