Miles Solstice – Vazhdo i Egër

VAZHDO I EGËR
Miles Solstice [ 1989-2017, ShBA ]

Njerëzit vazhdojnë
ta parashohin fundin
e botës.
Athua mërziten
kur s’ia qëllojnë?
Dallimi mes
izolimit tënd social
dhe si dukesh
nga kozmosi.
Ç’thotë këmisha jote?
Ajo e humbi një sy
dhe rishtas e rriti,
është gjelb-zverdhur.
Le t’jetë i bekuar
mbikalimi.
Shtrati yt vrimë
e madhe sa Jupiteri.
Ngjitur prapë në anën
ngjitëse të shiritit.
S’mund të sheh
çfarë nuk ekziston.
(duke parafrazuar)
Kush?
Dua t’ia filloj një kolegji
të bërë nga anestezia.

– – –
© M. Solstice – Burimi: Poetry (Shtator 2019), via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019