Meme-kurtizmi shkurt-e-shqip, kosovarçe

(s. guraziu – ap, pr 2024 – s’është “këshillë” por ia vlen, mendoni më thellë, sa më “thellësisht” rreth fjalëve shqipe : )

…ç’do të thotë “marrëdhënie” (si fjalë e shqipes) siduket me asnjë zhargon tjetër gjuhësor s’mund të sqarohet më bukur sesa me zhargonin e politikës – z. Kurti e paska stërholluar sqarimin, dikush e kishte këputur një video prej 4-5 sekondash ku z. Kurti gjoja sqaronte se “marrëdhënia” në fakt do t’thotë “dhënie” por dhe “marrje”, duhet të japësh po aq sa dhe të marrësh (nuk buzëqesha vetëm unë, buzëqeshte dhe ajo intervistuesja : )

…hm, të japësh e të marrësh, duke dhënë e duke marrë, mbase pikërisht ashtu funksionon dhe dialektika bashkëshortore (si shembull dmth.), martesat s’janë ndonjë diç tjetër por reciprocitet, diç si marrë-veshje rreth marrë-dhënieve, merren vesh 2 shpirtra rreth “dhënie-marrjeve” si bashkëjetesë e çiftëzuar, mirëpo padyshim njësoj avancohet dhe dialektika politike, çdosecili politikan jep-e-merr, pa marrë-dhëniet, pa akordet e pa pëlqimet s’mund të zhvillohet as jeta politike, apo jo…

…e qartë se analiza e z. Kurti rreth fjalës në fjalë, e saktë – mirëpo vetë ngela, s’e kisha vrarë mendjen kurrë, dukej 1 fjalë e vetme mirëpo qenka me shtresëzime, na qenka fjalë komplekse, marrëdhënia si duket i paska 2 kuptime, e mësova nga z. Kurti, ose më saktë, e mësova nga memet kosovarçe – pasi aq e lehtë të hidhen gjërat jashtë kontekstit…

…e sidomos kontekstet e politikës shqiptare bëhen drith e miell (ndër videot internetike), e sidomos shqiptarët janë të njohur për zotësinë jashtë-kontekstuale, atje në Tiranë psh. z. Rama desh plasë nga inati, ngryset e errësohet, dhe vetë mjekra i kaçurreloset, sarrakuqet e zemërohet saherë ia këpusin thëniet dhe ia kthejnë në thashetheme meme-logjike…

…shkurt, desha të them, vetë nuk e dija ç’është “marrëdhënia” sepse kurrë s’kam menduar, z. Kurti e paska stërholluar dhe sqaruar, as që m’ka shkuar mendja, me gjasë tani e tutje duhet kujdesur për t’menduar më thellë, sa më “thellësisht” rreth fjalëve shqipe : )