August Riedel – Portret i Felice Belardi, 1841-42

August Riedel (1799-1883) – Portret i Felice Belardi (nga Albano), 1841-42
(s. guraziu – ars poetica, 2019 – koment, art klasik)

…gjithmonë kam kujtuar se ky portret gruaje ishte bërë nga piktori August Riedel, dhe se quhej “Portret i Felice Belardi nga Albano”, portreti (si pikturë fizike) ndodhet në Gjermani, ruhet në Neue Pinakothek, München (Bayerische Staatsgemäldesammlungen) – Inventarnummer: WAF 830) – s’di pse por gjithmonë mendoja se bukuroshja italiane, Znj. Belardi ishte pikturuar dikur e veshur si një grua shqiptare : )
…pastaj pata mësuar se nuk ishte i vetmi “version”, ndoshta kopjet janë të panumërta, sidoqoftë psh. Ferdinand Minor (1814-1883) – “Bukuroshe Italiane”, pastaj Penry Williams (1798-1885) – “Zonjë Spanjolle”… siç shihet ky versioni i 3-të e lehtë të dallohet, dhe madje insiston se fjala është për një zonjë spanjolle : )