Wilde i “Lozhës së Apollonit” – Përtallja me “Estetikat”, dashuria për paradoksin!
Foto: Napoleon Sarony (1821-1896) – Oscar Wilde (1854-1900), 1882
Kur kjo foto qe shkrepur, në Janar 1882, Oscar Wilde ende s’kishte shkruar asgje rreth “…Dorian Gray” (1891) dhe as dramat që do ta bënin të famshëm në dekadën vijuese. Njëzeteshtatë-vjeçar, nën emrin e vet autorial e kishte vetëm një melodramë, “Vera” (e pa vënë në skenë), dhe një libër vargjesh kontradiktore.
Sidoqoftë, e kishte krijuar një pozitë për veten në shoqërinë londineze si mendjemprehtë dhe i guximshëm, duke promovuar kauzën e lëvizjes estetike angleze përmes oratorisë së shkëlqyer.
Duke pozuar si një estet i skajshëm, ose, përkundrazi, si një karikaturë e një esteti, Wilde qe pritur ngrohtë dhe gëzoi një sukses të jashtëzakonshëm shoqëror. Me pamjen (pozën) e tij donte të tallej me seriozitetin e shumë idealeve që ai vetë mëtonte t’i përfaqësonte, natyrisht, karakteristikë kjo e dashurisë së Wilde për paradoksin.
Wilde u shfaq në studion e Sarony veshur me një xhaketë dhe jelek prej kadifeje, me pëlhura mëndafshi e me çorape, pantofla të zbukuruara – kostum që ai e vishte si anëtar i Lozhës së Apollonit (shoqëri masonike e Oksfordit).”
[ sguraziu – ap, tetor 2019 – fotoja dhe infot: metropolitan museum of art ]
***
Oscar Wilde – Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote!
“Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote. Shumica e njerëzve vetëm ekzistojnë (nuk jetojnë). Ji vetvetja; (të jesh dikush tjetër s’ia vlen) të gjithë të tjerët tashmë janë të “zënë”. Fol për historinë tënde, sepse… shumica e njerëzve veç janë “të tjerët”, mendimet e tyre janë mendimet e dikujt tjetër, jeta e tyre është mimikëri, pasionet e tyre janë thjesht citat. Është absurd t’i ndash njerëzit në të mirë dhe në të këqij. Përvoja është emër që secili ua jep gabimeve të veta. Njerëzit ose janë simpatikë ose të mërzitshëm. Jepi dikujt një maskë dhe ai do ta tregojë fytyrën e vet të vërtetë.” – Oscar Wilde (1854-1900)

