(s. guraziu – ars poetica, g 2024 – koment, lidhur me Nord Stream 2)
…sipas amerikanëve, Presidenti i Ukrainës, Zelensky e dinte dhe ishte dakord me “operacionin Nord Stream 2” (dmth. për sabotimin, për shkatërrimin), dhe tani në Holandë e në Gjermani “kambanat e alarmit politik” duke u dridhur e duke kumbuar, padyshim do ketë konsekuenca të mëdha (në rang-politikat kombëtare, e të EU) , sepse nëse Zelensky vërtet aq i zoti sa ta “manipulonte” gjithë Perëndimin, hm… pothuaj sikur ironike, psh. dihet se Gjermania pas ShBA është kontributori më i madh i ndihmës për Ukrainën, Holanda qëmoti e pati bërë të ditur “fajin e Ukrainës”, shërbimi sekret holandez via amerikanëve ia patën nisur “mesazhet” dhe Zelenskyt…
…mirëpo, sidoqoftë, vetë rusët tani i akuzojnë shtetet e Perëndimit për “vetë-sabotazh”, për shkatërrimin e Nord Stream 2, qëllimisht, për shkaktimin enkas të krizës energjitike, ekonomike, politike, për “sanksionet e padrejta” dhe për luftën totale të perëndimorëve kundër Rusisë, sipas rusëve Ukraina është thjesht “masha e Perëndimit”, se Nord Stream 2 ishte në fakt “sabotazh i inskenuar nga CIA” – ku di, por sikur vërtet “botë e djallëzuar, siduket bota shumë më e djallëzuar” sesa ne ndjekësit ordinerë të rrjedhave për luftrat e për krizat mund ta marrim me mend, pandehim se jemi të informuar, i përcjellim lajmet, i lexojmë gazetat, i shfletojmë internetat, por sikur as idenë s’e kemi sa të “ndyra janë hilet e djajve të mëdhenj”, se ç’fshehin prapaskenat e tyre zor se mund ta kuptojmë ndonjëherë, qëkur s’dimë as si “mendohet djallëzisht”, thjesht s’i kemi kokat e tyre, neve na dhimbset populli, viktimat, zhvendosjet, refugjatët, fëmijët, nënat, pleqtë… ne jemi të thjeshtë dhe aq “naivë”, solidarizohemi me ata që vërtet i vuajnë pasojat e luftrave, solidarizohemi me të pafajshmit, me popullin e thjeshtë – ku di, unë vetë para 2 viteve (kur agresioni rus do e shokonte botën e qytetëruar) as me mend s’e kam marrë se Nord Stream 2 t’na ishte “ide djallëzore e ekzekutuar” nga ukrainasit : (