Lajm i mirë i shkencës, galaktikat s’do “ndeshen” pas miliarda viteve : )

(s. guraziu – ars poetica, g 24 – koment, ngapakëz shaka-logjik)

…s’dihet sigurt, thonë shkencëtarët e kozmologjisë, por megjithatë lajm i mirë, ka shans që galaktika jonë, Rruga e Qumështit nuk do “ndeshet” me galaktikën Andromeda pas miliarda viteve – dhe ky lajm vetiu na bën të relaksohemi, të ndjehemi mirë, çlirim total… 100%, s’ka më tendosje as frikë sa i përket fatit të galaktikës sonë : )

…përndryshe është e njohur problematika e “miliarda viteve”, si term teknik, si skepsë rreth saktësisë hipotetike – shkencëtarët klithin aq lehtë “miliarda vjet”, edhe pse ata e dinë mirëfilli se është pothuaj qesharake (e sidomos “qesharake” nëse kihet parasysh “lupa e kritereve” shkencore), meqë për mendjen tonë ngelet e pakapërthyeshme sa gjatë është (si kohë, si interval kohor), kalendarët e njerëzimit thjesht s’e kapërthejnë dot, as mendja jonë për fat të keq s’e ka atë kapacitet, “thënia miliarda vjet mund t’jetë sa vetë pafundësia, sa vetë amshimi” – qe shprehur një dikush, në fakt, shikuar më “holl”, shkenca e sotme s’do duhej ta përdorte madje as termin “miliona vite”, pa le “miliarda” : )