CENSURË EKLEKTIKE
S. Guraziu, 2012 (Skicë…)
Shpirti poetik s’është letër e zverdhur… në deskun tënd, s’është dorëshkrim servil, bytho-fil të gjunjëzohet për pak dritë, s’është koncept “300-eurosh” për botim, s’është ndonjë poç mediatik, siç pandeh ti – është “liri” e vetë e lirisë – do ta njohësh një ditë, pa lutje, pa lajle-lule as lule-lajle, do ta njohësh po aq sa lirinë tënde, sa “shtetësinë” e zemrës sate, fizike (metafizike) e virtuale.
S’jam i ardhur si brumi yt… s’jam brum i “fryrë” me tharmin e së shkuarës, s’jam rritur me kafshata të diktaturës, kujtohu, s’kisha pranga si ti – “lirinë poetike s’e kam gjetur tek Ti”, thjesht pata lindur i lirë!

