(sg – ap, 29 maj 2019)
[ Burimi: Associated Press ] – Komisioni Europian sot u paska kërkuar vendeve të BE që t’i nisin bisedimet me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, duke thënë se vendet e Ballkanit “i kanë kryer reformat që duhej kryer”. Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini u paska thënë gazetarëve se bisedimet e pranimit me dy vendet duhet t’fillojnë “sa më shpejt që t’jetë e mundur, ato janë gati (dhe dmth. të gatshme për anëtarësim), ky është vlerësimi ynë”.
Ndonëse Mogherini paska shtuar “nuk është sikur Shqipëria e Maqedonia do t’anëtarësohen që të nesërmen në mëngjes. Është proces i komplikuar”.
Gjithsesi, paska vlerësuar se aspiratat dhe përspektiva e anëtarësimit në BE na paskëshin qenë një force ose shtytje e madhe për reformat në Ballkanin e paqëndrueshëm (jostabil) politikisht…
Ndërsa për Turqinë s’paska lajme të mira, meqë sipas EU-Komisionit… Turqia vetë është duke u distancuar nga BE dhe nga vlerat e këtij blloku politik.
(notë : s’jam “agjenci lajmesh” por aty-këtu ndonjë lajm i mirë ia vlen të përcillet tutje, pasi më saktë s’i përcjellin as vetë korrierët e lajmeve shqiptare : )

