Etno Engjujt – “Kompetencat”, 2005

s’di sa është e vërtetë e “vërteta” kosovare (sa u përket grave), por sipas Etno-Engjujve, 20 vjet më parë kështu ishte, nëse dhe vetëm 3 % e vërtetë atëherë dmth. mos pyet, mozomokeq – bazuar në fotot del se NUK është ashtu, fotot i bëjnë fort romantike e simpatike, por ec e dije : )

thojke plaku nifar fjale t’gatë, “demokracia asht me brina kur hin te gratë” – kaniher pe kqyri për çudi e po thom ta kapi, ta rrehi, e ta boj llom, po nuk asht leht, se m’lajmron në polici, muj mi ra kavallit tre muj dite n’qeli : )

Etno Engjujt – “Kompetencat“, 2005

Gati në çdo orë, palidhje bona hor
kur i matem, e s’guxoj, në gru me qu dorë
kaniher në kuzhinë më kap një nostalgji
kur e shoh një thupër, e s’guxoj me ja hi
Kulturu me zor, po qiroj turshi
me dorza t’pllastikës, që mu kan bo thi
qka o ma e keqja edhe hudra e oriz
e hajvarin moti e kom shti e lon në friz
fmijt në qerdhe po i çoj, tona senet po i boj
fjalën e mir po ja ndrroj, po prap m’tranoj
thojke plaku nifar vakti shpesh një fjal të gat
“demokracia asht me brina kur hin te grat”
1244 po na çon n’fund t’pusit
gruja o standard para statusit
e kam babën patriot e shpesh po m’thot:
“bone le me qu kry, me qit n’vend e ki kot”
(Ref)
Me prek në gjini, si me prek n’tel
përlahem derisa për hunde më del
e mu ndreq prap i qoj lutje, intervenca
ma kajti nanën gruja s’po m’jep kompetenca
Muzikën çfar e du, s’po ma len në kerr
raki mo nuk pi, le mo cigare asniher
bab e nan s’pi kqyr, tan ditën në pasqyr
nuk mërzitet për sene tjera, po për rrudha n’ftyr
e me dal me shok, ka koh qe s’jom dal
se nuk më merr malli me to me bo fjal
un puno si kali, ajo veç tesha blen
gjithmon naj arsye për me ble e gjen
kur i tham që mashkujt jan ma nalt për një shkall
thot po, veç ata bura ma nuk jan gjalle
po ma kthen fjalën, thot ta thirri policinë
modeli i evropës ma ka qit grun mbi shpin
shpesh po thom, u prish dynjaja
na hini belaja, mori fund edhe sefaja
kaniher po m’shkon mendja me bo ni komitet
për mbrojtjen e burrit nga tortura e grus vet
M’ka bo kuzhinier, zanatli të shpis
nuk ka mo me nejt në kafe të rakisë
kaniher për çudi pe kqyri e po thom
ta kapi, ta rrehi, e ta boj llom
po nuk asht leht, se m’lajmron në polici
muj mi ra kavallit tre muj dit në qeli
si amvis i detyrum, s’di ka me ja majt
edhe thmijt e mij mi ka drejtu ka dajt
(yeah, ky sen asht për burra
për ata burra që jan provu me kit sen)