“Safoja duke kënduar (recituar) për Homerin”, 1824

Charles Nicolas Lafond (1774-1835) – “Safoja duke kënduar (recituar) për Homerin“, 1824

(s. guraziu – ars poetica, 2019)
…majtas, në plan të parë, me rroba të çelura, me laureolën e gjelbër në kokë, e shohim Homerin, gjoja bardin grek të lashtësisë duke dëgjuar me vëmendje, ndërsa djathtas Safoja (shek. VII-VI pes.), poetja e famshme nga ishulli Lesbos, me lirën në duar duke recituar, e shohim pra se dhe Safoja është e kurorëzuar me dafinat në kokë, ashtu nderoheshin poetët – s’dihet asgjë me siguri, por mendohet se Homeri ishte një person real i lashtësisë, vlerësohet t’jetë “ai” autor i dy poemave epike, Iliada dhe Odisea, dhe të cilat poema konsiderohen themelore, vetë “themeli” i letërsisë antike greke, është e vështirë të përcaktohet diç me saktësi për figurën e Homerit, as shkollarët as askush s’mund ta ketë sigurinë për t’pohuar diç mirëfilli, thuhet se Homeri do ketë jetuar diku mes shek. XII – VIII pes. (dmth. supozim intervalor 3-4 shekullor për vetë kohën e tij), dhe rishtas dmth. jo se ishin “bashkëkohës” me Safon, mund t’i kenë patur disa shekuj “ndërmjet”, e madje Homeri mund t’jetë vetëm diç si “koncept, si emër i “përvetshëm” për ta rrumbullakësuar autorësinë e bardëve të lashtësisë, sidoqoftë seanca poetike e Homerit dhe Safosë me ndihmën e brushave të piktorit Lafond është simbolike dhe tribut i bukur për artin e poezisë si subjekt, me ndihmën e artit piktural, dmth. si medium artistik…