Fyodor Bronnikov – Himni i Pitagoreaneve, 1869

Fyodor Bronnikov – “Himni i Pitagoreaneve për Diellin duke Lindur“, 1869

Urtësitë e lashta – pas vdekjes… pastaj përjetësisht të pavdekshëm!
(s. guraziu – ars poetica, t 2024 – koment, pak humor)

…titulli ndoshta tingëllon i çuditshëm dhe i pakuptimtë, të thuash “pas vdekjes… të pavdekshëm” del si thënie mjaft e çuditshme, sikur e sfidon dhe vetë absurdin, duket jo si thënie paradoksale por aso “stupid”, mirëpo ndoshta dhe nuk është e çuditshme, anise mund dhe t’jetë, s’përjashtohet mundësia – natyrisht s’ka pse ngutet lexuesi me gjykimet e veta, e keqja është që s’ka si ta dijë të vërtetën e plotë pa e lexuar komentin deri në fund : )

…tablloja e bukur klasike “Himni i Pitagoreanëve për Diellin duke Lindur”, figurat e shumta duke ia shprehur adhurimin Heliosit, Diellit, Apollonit… kujt tjetër, m’i kujtoi, natyrisht, pitagoreanët e lashtësisë, pasuesit e urtakut Pitagora, i kishin dhe ata urtësitë, besimet, frikërat, filozofirat, mosbesimet e veta etj., psh. “Vargjet e Arta” të Pitagoreanëve janë diç si koleksion këshillash morale, përbëhen nga 71 këshilla, tradicionalisht u atribuohen pasuesve të Pitagorës, kjo dhe afërmendsh, por meqë 70 rreshta të gjatë bëjnë pothuaj 1 libër i tërë i shkëputa 2 këshillat e para si nisje, dhe 2 të fundit si mbarim, sa për “hir” të komentit 4 këshilla të lashta mbase mjaft, tepër madje : )

01 – Fillimisht adhuroji perënditë e pavdekshme, meqë janë caktuar dhe bekuar nga Ligji.

(por vallë nga cili Ligj, apo mbase nga ai i Olimpit, ok padyshim janë caktuar me ligj universal, mbase për këtë “ligj” e kishin fjalën pitagoreanët, meqë kush tjetër mund ta caktojë pavdeksinë, qëkur as vetë diejt s’janë të përjetshëm, dhe vetë yjet duhet të fiken, në rregull zgjaaaaaatë paksa, vdesin pas miliarda viteve por thelbi është se dhe diejt shuhen e fiken, as vetë yjet s’e gëzojnë përjetësinë : )

02 – Nderoje Betimin dhe më pas Heronjtë, me plot mirësi dhe dritë.

70 – Dhe kur, pasi ta kesh privuar veten nga trupi i vdekshëm, dtth. se ke arritur në Eterin më të pastër.

(aither – sipas mitologjisë shtresa e sipërme e ajrit, (eteri) ishte fryma, frymëmarrja e perëndive, në krahasim me ajrin “normal”, që e thithte njeriu i vdekshëm, sipas grekëve të lashtë eteri ishte substanca nga e cila formohej drita, ishte shpirti i botës etj etj. – shën. im)

71 – Dhe Ti do jesh Zot, i pavdekshëm, i pakorruptueshëm, Vdekja s’do ketë kurrë më sundim mbi ty.

…dmth. ky ishte vargu i fundit i “artë pitagorean”, i cili në njëfarë mënyre na thotë që pasi t’kemi vdekur, vdekja s’ka tutje sundim mbi ne, në fakt tutje si të vdekur jemi Zotash të pavdekshëm, shpirtra të pastër, të pakorruptueshëm nga hiçasgjë… e përtej-botëve (ok, s’dita si ta quaj ndryshe, thashë “përtej-botëve” gjoja si vijim ndërdimensional, meqë vdekja s’është diç si “këputje” por si vazhdimësi, u ndala pakëz dhe sikur po e imagjinoja universin a la post-mortem, atë universin eterik të lashtësisë (sipas kuptimit më lart)…

…pasi normale është, s’e kemi idenë mirëfilli me çfarë do ballafaqohemi pas vdekjes, meqë pitagoreanët e kanë përmendur “korrupsionin” (dhe atë pikërisht në këshillën e fundit) për një çast të shkurtër sikur nisa të brengosem, vallë do na korruptuakan dhe andej, me cilat joshje do ndeshemi, me cilat tundime, mos vallë do na sfiduakan dhe pas vdekjes, do ketë dhe andej “mollësh të mëkatit”, manipulime, dredhira, mashtrime, ajme uroj joooo, s’është nevoja t’jemi Zotash por sëpaku uroj ta kemi qetësinë : )