Edward Burne-Jones – Pasqyra e Venerës, 1870-76

Edward Burne-Jones – “Pasqyra e Venerës“, 1870-76

(s. guraziu – ars poetica, t 2024 – bie Troja, ngrihet Roma : )
…Venera – dmth. perëndesha romake, perëndesha “supreme” e dashurisë dhe e bukurisë, supozuar t’na ishte nënë-perëndesha e perëndi-Kupidonit (ose Amorit – versioni origjinal i grekëve ishte Erosi – dmth. ai me shigjetat e dashurimit, perëndi i dëshirës, i dashurisë erotike, i seksualitetit, i tërheqjes, joshjes fizike, i prekjes, butësisë… i gjithçkaje rreth dashurisë, madje as 1 puthje e vetme s’mund të ndodhë pa vullnetin e tij)…

…Venera ishte diç si “kopje” e perëndeshës greke, pararendësja e saj “origjinale” ishte Afërdita, ose Afrodita, në fakt romakët vetëm emrin ia patën ndryshuar, jo dhe atributet, mito-koncepti hyjnor s’pati devijuar me asgjë serioze, por siduket emrat e latinizuar romakëve u tingëllonin më ëmbël : ) përndryshe me të gjitha pati ngelur pothuaj e njëjta perëndeshë…

…sidoqoftë, s’duhet anashkaluar thelbi i mito-idesë, e që është fakti se Venera ishte vetë zanafilla e romakëve, sipas romakëve nga Venera e kishin “origjinën” romakët, dmth. nëpërmjet dashurisë së saj me bariun trojan do vinte në jetë Enea, dashuri-aventurat e tyre patën qenë tinëz, në malin Ida, tinëz sepse ajo perëndeshë… ndërsa bariu Ankhise ishte vdekatar i rëndomtë (i afërm i Priamit, mbreti i Trojës – babai i Hektorit, i Parisit), dhe Enea pas shkatërrimit të Trojës nga grekët do shpëtonte disi, nuk do vritej (dmth. Troja do digjej dhe do shembej për sherr të vetë Venerës, sepse ajo e pati “shkaktuar” luftën e Trojës, anise jo vetëm ajo)…

…pra Enea do kishte fat, tekefundit ishte i biri i vetë Venerës, ishte djalë perëndeshe, do shpërngulej nga Troja dhe do ia zanafillonte gjithçkaje të romakëve – shkurt e troç, pa Venerën romakët s’do ia bënin “gëk” sepse as nuk do kishin ekzistuar, ky ishte thelbi i vetë “mito-thelbit”, fjalën e patëm për Venerën e romakëve, stërgjyshen e Romës së famshme, perëndesha e huazuar nga grekët për t’u zanafilluar vetë Roma – bie Troja por ja që ngrihet Roma, më vonë për t’i pushtuar dhe vetë grekët, të cilët e patën pushtuar Trojën – rreth i përkryer i ndodhive tokësore, diç si ciklizëm historiko-mitologjik : )