…një dikush me emrin “TimosBilder” i kishte bërë ca grafika vërtet simpatike, psh. m’u duken interesante ca sosh ku gjoja paraqiteshin kompjuterat e gurtë (të lashtësisë), dhe vetëm ideja… që ishte kujtuar, m’u duk simpatike, në njërën prej tyre thuase Aristoteli vetë duke “kompjuterizuar”, dhe pastaj m’u dha “1-rën nga grafikat po e adaptoj për nevojat e Sky Division” – thashë mëvete, sepse u përputhka me “gurin”, po ashtu me moton e firmës, “simplicity & excellence” etj. etj. all of the details already set in stone : )
…uroj t’ju pëlqejë përzgjedhja, pasi e vështirë është kur duhet vendosur, njësoj si kur zgjedhen vajzat-modele (nga agjencitë reklamatike) bie fjala për t’i reklamuar parfumet “J’Adore”… e lehtë s’ka qenë kurrë, herë do jetë ndonjë Charlize Theron e herë ndokush tjetër, thelbi është se duhet njohje e thellë e shijeve konsumeriste, duhet njohur tregu, tjetër është tregu i EU, tjetër ai i USA, tjetër ai ballkanik, tjetër i “Ligës Arabe”, tjetër ai i Kinës, i Azisë rreth-e-rrotull, duhet njohuri rreth shijeve “aktuale” estetike etj. duhet shkapuritur një mal me të dhënash e statistikash, shkurt e troç, reklamaxhinjtë pohojnë se duhet ekspertizë për shumë xingla-minglash : )

