Arif Ejupi – Ti ishe fati ynë! (kushtuar Bill Klintonit)

(kushtuar Bill Klintonit)

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e asht.
Atë do ta mbajë derisa të bëhem hi e pluhur, o i miri i gjithë njerëzimit.
O shpëtimtari i popullit tim!
O ringjallësi i Dardanisë dhe Iliridës!
O fitimtari i shumë betejave!
O ndriçuesi i netëve të errëta!
O rikthyesi i shpresave tona të fashitura!
O zëri protestues i nënave dhe motrave tona të përdhunuara!
O qetësuesi i vajeve të fëmijëve jetimë!
O idhulli im!
Në këtë natë Kërshëndellash të gjithë lutemi për shëndetin Tënd!
Të gjithë kujtojmë goditjet e grushtit Tënd, çlirues dhe kthimin në shtëpitë dhe sofrat tona.
Qofsh i bekuar nga Zoti, o mbrojtësi ynë dhe i gjithë njerëzimit paqedashës!

(postuar në VoAl, 26 Dhjetor 2024)


1. Photo by Sharon Farmer – President Clinton, Kosovo Phone Calls – February 1999
2. Photo by William Vasta – President Clinton comforts a young Kosovar refugee at Stenkovic 1 Refugee Camp near Skopje, Macedonia, 22. 06. 1999